Futboll
Daku beson se do të ftohet në Euro 2024
Mirlind Daku tha se nëse vijon të shënojë gola, atëherë ka mundësi të ftohet në kombëtare për “Euro 2024”
Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Mirlind Daku, ka folur për gazetarët rusë pas fitores së Rubin Kazan 2:1, ku shënoi një gol dhe një asistim.
Ai foli për formën e tij te Rubin Kazan dhe për mosftesën në skuadrën kombëtare shqiptare.
Daku tha se nëse vijon të shënojë gola, atëherë ka mundësi të ftohet në kombëtare për “Euro 2024”, transmeton albinfo.ch.
Në minutat e para keni pasur dy situata ballë për ballë dhe zero goditje në portë. Pse ndodhi kështu?
“Humba përqendrimin, por më pas fati, falë Zotit, u kthye. Gjëja kryesore është që ne fituam”.
A është e vështirë të mbash agjërim gjatë sezonit futbollistik?
“Nuk është e lehtë, por nuk ndikon në lojën tonë. Unë mendoj se Zoti na ndihmon, në momentin që harron se nuk ke ngrënë për një kohë të gjatë”, shton tutje Daku.
Je i zhgënjyer që nuk je ftuar së fundmi në kombëtare? Si do t’i vlerësonit shanset tuaja për të arritur në Euro?
“Jo, nuk u zhgënjeva, përqendrova të gjitha forcat për të performuar për klubin. Gjëja kryesore është të shënosh gola, atëherë do të thirresh në kombëtare. Unë besoj në veten time, kam bërë një punë të madhe në kualifikim”, theksoi Daku.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998 Kryetarja e shoqatës “Kosovo goes Europe”, Kati Schneeberger do të hapë nesër (2 maj) ekspozitën ...
-
Milano: Rita Petro, ndër të ftuarat e “FjalaFest”
-
Bruksel: Përfaqësuesit e diasporës shqiptare, gati për projektin e shkollës verore “JAM SHQIPTAR”
-
Belgjikë: Arrestohen disa shqiptarë për këto motive
-
Gjermani
Humb jetën tragjikisht mërgimtari në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Policia e Thurgau-ut, me apel interesant Policia në kantonin Thurgau ka nisur një apel për këdo që iu ka vjedhur bizhuteri dhe...
-
Zvicër: Tregtia me pakicë rritet vetëm falë produkteve ushqimore
-
Zvicër: Nisma e re për legalizimin e rritjes së kanabisit
-
Gjithnjë e më shumë kompani po testojnë javë katërditore
-
Sasi rekord bore në Säntis