Lajme
Danimarka heq kufizimet COVID, pavarësisht përhapjes së Omicron-it
Të dielën autoritetet në Danimarkë hoqën një sërë kufizimesh për COVID-19 dhe lejuan rihapjen e disa vendeve, pavarësisht përhapjes së variantit Omicron.
Kinematë, kopshtet zoologjike, muzetë dhe teatrot janë ndër vendet që mund të mirëpresin sërish vizitorë. Një numër i kufizuar spektatorësh gjithashtu u lejuan të merrnin pjesë në ngjarje sportive të brendshme dhe të jashtme.
Vizitorëve u kërkohet të mbajnë maska në shumicën e këtyre vendeve dhe të japin prova se ata janë vaksinuar, ose së fundmi kanë rezultuar negativë për COVID-19.
Qeveria po planifikon të lehtësojë më tej kufizimet e koronavirusit në Danimarkë, një vend me 5.8 milionë banorë, më 31 janar. /Euronews
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme Duke filluar nga vjeshta e vitit 2027, historia e artit nuk do të jetë më lëndë... -
Mjeti zviceran i inteligjencës artificiale ndihmon ekologët e Alaskës të studiojnë arinjtë -
Sezoni i polenit është afër në Zvicër -
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë















