Lajme
Danimarka, rekord rastesh ditore me Covid
Së fundmi, Danimarka raportoi një rekord të ri ditor për infektimet, me 1 745 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, sipas Institutit shtetëror danez të Serumit (SSI), transmeton albinfo.ch.
Duhet theksuar se Danimarka ka 5,8 milionë banorë dhe deri më tani ka regjistruar rreth 90 600 raste COVID-19 dhe 885 vdekje të lidhura me virusin.
“Qeveria po planifikon të aplikojë kufizime të reja për të ndaluar rritjen e infektimeve”, tha kryeministrja Mette Frederiksen në Facebook, pa ofruar detaje.
Ky shtet përshkroi rritjen e fundit të rasteve si shqetësuese dhe i nxiti banorët të bëjnë një përpjekje shtesë, duke përfshirë zvogëlimin e kontakteve të tyre shoqërore, si pjesë e përpjekjeve për të thyer zinxhirin e infeksionit. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë














