Futboll
Dardanët gati për miqësoret ndaj Armenisë dhe Hungarisë
Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur seancën e fundit stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali, si pjesë e përgatitjeve për ndeshjet miqësore në Yerevan të Armenisë.
Në këtë seancë, përzgjedhësi Franco Foda ka punuar intensivisht në aspektin taktik dhe transformimin e reparteve, teksa kishte në dispozicion të gjithë futbollistët e ftuar për miqësoret kundër Armenisë (22 mars) dhe Hungarisë (më 26 mars), njofton FFK, transmeton albinfo.ch.
Fidan Aliti, një ndër shtyllat e mbrojtjes pas stërvitjes tha se shpreson për rezultate pozitive në këto ndeshje miqësore dhe beson se ato, së bashku me ndeshjet e ardhshme në qershor, do të ndihmojnë në njohjen e filozofisë së trajnerit të ri. Ai gjithashtu vlerëson cilësinë e Hungarisë, duke shtuar se fakti që ata janë në Kampionatin Evropian tregon për kualitetin e tyre.
Ndërkaq, Albion Rrahmani, gjithashtu u shpreh i lumtur që është pjesë e Kombëtares pas një periudhe të shkurtër mungese për shkak të lëndimit. Ai shprehet se është i gatshëm të japë maksimumin në fushë. Ai vlerëson rëndësinë e ndeshjeve miqësore për të kuptuar taktikën e re të trajnerit dhe për t’u përgatitur për ndeshjet zyrtare në shtator.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Kalimtari shpëton qenin nga makina e mbinxehur – raportohet pronari i qenit Hetimet zbuluan se një 17-vjeçar e kishte lënë qenin brenda. Ai do të raportohet në zyrën... -
Policia gjermane me hollësi mbi aksidentin ku humbën jetën dy vajza kosovare -
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës










