Futboll
“Dardanët”: Kosova është zgjedhje zemre, e jo zori !
Tifogrupi zyrtar i Kosovës, “Dardanët”, kanë reaguar edhe një herë në lidhje me çështjen e ardhjes eventuale të Kemal Ademi te përfaqësuesja jonë.
Sulmuesi shqiptar gjatë ditës së djeshme deklaroi se është duke e pritur “telefonatën” nga përzgjedhësi i Zvicrës, Vladimir Petkoviq.
Ademi ka thënë për mediat zvicerane se do të ishte shumë i lumtur nëse do ta kontaktonte selektori i Zvicrës, Vladimir Petkoviq, pasi që kombëtarja e Kosovës duket se nuk ka vend për të, përcjell albinfo.ch.
Nga ana tjetër, Kosova vite më parë ishte interesuar gjatë për Ademin. Madje në një moment ishte vlerësuar se ai është fare pranë. Për këtë një delegacion i FFK-së kishte udhëtuar për në Zvicër për të zyrtarizuar ardhjen e tij. Madje drejtuesit e FFK-së kishin marrë me vete një fanellë të Kosovës me mbiemrin “Ademi” në shpinë. Por sulmuesi nuk ishte paraqitur në takimin e aranzhuar dhe udhëtimi dështoi. FFK-ja nuk i ndali përpjekjet për të afruar atë në Përfaqësuese, por tashmë gjasat që Ademi ta veshë fanellën e Kosovës janë fare të vogla.
Përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook”, “Dardanët” kanë shkruar se Kosova nuk nuk ka nevojë për “tyxharë”.
Reagimi i plotë:
“Është koha që të merr fund një fenomen tejet negativ. Është koha që të ndërpriten keqpërdorimet e emrit të Kosovës nga manipulantë të ndryshëm nga vende të ndyshme. Është koha që këta njerëz t’i emërojmë dhe të mos meremi më me ta në të ardhmen.
Kombëtarja duhet te jetë zgjedhje zemre për secilin lojtar me origjinë nga Kosova. Fanella e Kosovës peshon shumë më rëndë sesa lehtësia me të cilën disa individë tentojnë ta keqpërdorin si mjet shantazhi në raport me kombëtare të tjera. Përderisa ne respektojmë të drejtën e çdo lojtari për të bërë zgjedhjen e tyre, secili duhet ta dijë që fanella e Kosovës është nder dhe përgjegjësi, e jo objekt negocimi.
Gjithashtu, është esenciale që FFK të siguroj që praktika e keqpërdorimit të vlerës dhe imazhit të Kosovës nga lojtarë të papërgjegjshëm të marrë fund njëherë e përgjithmonë.
Kemi nevojë për lojtarë që na përfaqësojnë njëmend, jo për tuxharë.
Kemal Ademi (dhe ca tjerë para tyre) Kosova është zgjedhje zemre, e jo zori”. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Çmimet e banesave vazhdojnë të rriten, Cyrihu kryeson me rritjen më të madhe Në qershor, çmimet e shtëpive dhe apartamenteve shënuan rritje në mbarë vendin, ndërsa rajoni i Cyrihut... -
Fishekzjarrët mund të ndalohen për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Gjermania kundërshton zgjerimin e Aeroportit të Cyrihut -
Zvicër: SVP kërkon që komunat të kenë të drejtën e vetos për hapjen e qendrave të azilit -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26














