Integrimi
Dasma e shqiptares Lejla me turkun Berhan
Shqiptarja Lejla është e lindur dhe rritur në Biel/Bienne të Zvicrës ndërsa turku Berhan, në Basel. Ata kanë vendosur të martohen ndërsa dy shoqet e tyre zvicerane, Caroline dhe Denise janë zotuar të ndihmojnë organizimin e dasmës së madhe shqiptaro-turke. Plot 900 dasmorë janë ftuar në këtë gazmend, gjë që përbën një sfidë jo të lehtë për dy zviceranet.
Ato duan të organizojnë një dasmë përrallore sipas traditave shqiptare dhe atyre turke, në Zvicër. Këtu përfshihet edhe nata e kanës ose “Kanagjeqi”.
Ky dokumentar është i pari në serinë prej katër pjesësh të titulluar “Cervelat trifft Baklava” që shfaqet në televizionin zviceran srf 1. Ai është emetuar të shtunën, më 11 korrik.
Për më tepër mund ta ndiqni në këtë link
http://www.srf.ch/sendungen/cervelattrifftbaklava/albanisch-tuerkische-hochzeit
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe forcon integrimin Në kontekstin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë, gjuha shqipe ka një rëndësi në...
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra subvencionon tarifat vetëm për disa studentë të huaj? Ndërsa studentët ndërkombëtarë duhet të paguajnë tarifa më të larta shkollimi se sa homologët e tyre...
-
Prodhuesi zviceran i thikave të ushtrisë në përpjekje për të përmbushur kufizimet globale të tehut
-
Ndërprehet linja e trenit midis Brig në Valais dhe Italisë
-
Gjuha shqipe forcon integrimin
-
Studimi i ri zbulon se ku në Zvicër punonjësit fitojnë më shumë dhe më pak