Sport
De Biasi vëzhgon futbollistët shqiptarë në Zvicër
Gianni De Biasi do të jetë në sfidën mes Baselit dhe Luganos, ku aktivizohen Taulant Xhaka dhe Armando Sadiku
Përzgjedhësi i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi javën e ardhshme do të vëzhgojë futbollistët shqiptarë të cilët luajnë në liga evropiane, shkruan albinfo.ch.
De Biasi do të shohë nga afër formën e lojtarëve, si dhe gjendjen e tyre fizike para ndeshjeve kualifikuese.
Të premten më 3 shkurt, De Biasi do të shikojë afër takimin Hamburg-Bayer Leverkusen, ku për skuadrën e parë paraqitet Mërgim Mavraj, derisa një ditë më pas do të jetë në Zvicër, përkatësisht në sfidën mes Baselit dhe Luganos, apo Taulant Xhakës dhe Armando Sadiku.
Më pas do të vëzhgojë edhe lojtarë të tjerë, derisa ndeshja e marsit ndaj Italisë në Palermo po afrohet. Kuqezinjtë nga katër ndeshje kanë grumbulluar gjashtë pikë.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku













