Gjellëra
Lazanja klasike për darkë
• 200 gr parmigiana (kaqkavall i grirë),
• Salcë beshamel,
• 1 pako petë për lazanja. Blihen të gatshme.
Harxhi:
• 1 kokërr qepë,
• 4 lugë gjelle vaj ulliri,
• 1 karotë,
• 50 gr gjalpë,
• piper sipas dëshirës,
• 250 gr lëng mishi,
• 1 gotë qumësht,
• 100 gr mish i grirë viçi,
• 250 ml salcë domatesh.
Përgatitja:
Si fillim përgatisim harxhin. Grijmë hollë karotat, selinonë dhe qepën dhe të gjitha i skuqim në një tigan të nxehtë me vajin e ullirit. Më pas hedhim dhe mishin e grirë dhe e lëmë në zjarr të fortë për disa minuta. Pasi të jetë gati, shtojmë salcën e domateve, lëngun e mishit, kripë, piper dhe i lëmë të ziejnë të gjitha në tenxhere për rreth 2 orë.
E përziejmë herë pas here duke shtuar lëng mishi dhe në fund ngadalë, qumështin. Në kohën që zien harxhin, përgatisim beshamelin, duke pasur parasysh që për lazanjat ai duhet të jetë i hollë. Kur t’i kemi edhe harxhin, edhe beshamelin gati, nxejmë furrën në 160 gradë dhe fillojmë të shtrojmë lazanjat. Lyejmë me gjalpë një tavë dhe shpërndajmë në të disa lugë harxh. Mbi to shtrojmë një shtresë lazanjash, pastaj një shtresë beshamel, sërish një shtresë harxh dhe i mbulojmë me një shtresë djathi parmigiana (kaqkavall të grirë). Përsërisim të njëjtën gjë për të gjitha shtresat. Në fund përziejmë haxhin dhe beshamelin bashkë dhe i vëmë shtresën e fundit. E pjekim për 50–60 minuta, derisa të formojë një shtresë të artë.
Ju bëftë mirë!
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena Krahu rinor i Shoqatës së Transportit dhe Mjedisit po bën thirrje për heqjen e klasit të... -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve -
Paga mesatare në Gjenevë mbetet mbi mesataren kombëtare zvicerane












