Zhvillim
Çfarë po ndodh në Kosovë dhe çka mund të bëhet nga Zvicra?
Si reagojnë ndaj këtij eksodi kosovarët me qëndrim legal në Zvicër ? Flasin Ylfete Fanaj, Përparim Avdili dhe Walter Müller
Të enjten, në emisionin “Forum” të radios së transmetuesit publik (sfr) debatohet lidhur me aktualitetin e Kosovës, gjegjësisht valën e muajve të fundit të migracionit nga Kosova drejt perëndimit. Në këtë emision janë të ftuar Ylfete Fanaj, deputete në Parlamentin e Kantonit të Lucernit, Përparim Avdili, anëtar i FDP-së dhe ish Kandidat për Parlamentin e Kantonit të Cyrihut dhe Walter Müller, korrespondent i SFR për Evropën Juglindore.
Fanaj: “Kosovarët nga Zvicra nuk jane më të gatshëm t`u dërgojnë familjarëve të tyre në Kosovë shumë para sikur deri tash”
Avdili: “Pas eksodit masiv, shumë sekondo kosovarë të integruar mirë në Zvicër, druajnë se imazhi i tyre do të përkeqësohet sërish”
Müller: “Ndihma nga jashtë për Kosovën vazhdin të jetë e madhe. Por vetëm përfundimi i korrupsionit do të mundësonte një ecje përpara”
“Dhjetëra mijë kosovarë kanë braktisur vendin e tyre gjatë muajve të fundit, mes tyre edhe familje të tëra. Gjithnjë më shumë prej tyre tashmë po hyjnë ilegalisht në Zvicër. Çfarë po ndodh në Kosovë? Çka duhet të bëjë Zvicra për të ndihmuar në vendin e ngjarjes?” Mbi këtë realitet pritet të zhvillohet debat në studio në mes të dy pjesëmarrësve.
Kosova është prej shtatë vitesh e pavarur. Zvicra investon për çdo vit nga 65 milionë franga në shtetin e ri. Paratë rrjedhin në programet zhvillimore dhe në misionin e Swisscoy-t për promovim të paqes. Megjithëkëtë, në Kosovë korrupsioni ka marrë shtrirje të gjerë ndërsa pothuaj gjysma e popullatës është e papunë”, thuhet në prezantimin e emisionit, transmeton albinfo.ch.
“Gjatë muajve të fundit ndodhi një eksod masiv. Rreth 50 mijë kosovarë kanë lënë mbrapa shtëpitë, shkollat dhe punën, duke marrë rrugë me autobusë për në Evropën perëndimore përmes Hungarisë. Të shumtët shkojnë në Gjermani, Austri ose Itali. Disa qindra prej tyre kanë “zbarkuar” në Zvicër. Këtu ata nuk kanë asnjë shans për azil, prandaj përpiqen të gjenden disi ilegalisht.
Si reagojnë ndaj këtij eksodi kosovarët me qëndrim të rregullt, legal në Zvicër dhe si munden ata dhe Zvicra zyrtare të ndihmojnë më mirë shtetin e ri? Këtyre pyetjeve do t`u përgjigjen dy mysafirët e përmendur në emisionin që mund të dëgjohet në radio srf1 me fillim në orën 1.20 minuta.
Të ngjashme
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit Kompania ajrore zvicerane zgjat pezullimin për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme, ndërsa fluturimet për... -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve
















