Tematike

Debati si shpirt i demokracisë*

Para 25 vitesh pati rënë një mur edhe në Zvicër: Ushtria Zvicerane. Ndonëse ajo nuk ishte në shërbim të ndonjë shteti të padrejtë dhe arbitrar, ajo, u zinte rrugën shumë pikëpamjeve, kufizonte horizontet politike, e bënte të ngushtën edhe më të ngushtë, pengonte kujdesin për të drejtat e njeriut dhe socializionte tepër shumë burra në një mënyrë e cila asaj dhe Zvicrës në përgjithësi u nevojitej më së paku.

Por Armata Zvicerane nuk pati rënë plotësisht dhe jo tamam njësoj sikur Muri i Berlinit. Ndryshe nga muri i përmendur, ajo vazhdon te ekzistojë edhe pse më shumë se e përgjysmuar dhe e profanizuar sikur ndonjë krijesë tjetër shtetërore çfarëdo. Sot për të mund të flitet sikur që flitet për një bord të alkoolit ose për ndonjë shkollë profesionale. Dhe ajo, nuk pati rënë me urdhrin nga lartë ose ngase nuk mbështetej më nga anash.

Muri i Berlinit pati rënë pasi që me miliona qytetarëve të DDR-së u kishin ardhur në majë të hundës kufizimet masive të shanseve të tyre jetësore. Gjatë verës kishin filluar me dhjetëra mijë veta të shkonin në drejtim të lindjes, atje ku duhej të përfundonte muri, për t`i ikur kështu shtypjes. Ndërsa në vjeshtë tashmë ishin qindra mijë të cilët gjatë shtatë javëve nuk i braktisën rrugët dhe sheshet. Dhe këtë e bënin në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë, pa ju nënshtruar formave që mungonin në DDR të rezistencës institucionale, të kritikës ose të opozitës ndaj një regjimi i cili asnjëherë nuk ishte mërzitur me të vërtetë për të mirën e njerëzve.

Mosdëgjueshmëria e drejtpërdrejtë, civile jashtinstitucionale ishte ajo që gjithnjë i ka takuar demokracisë; para se gjithash atëherë kur të gjitha trajtat e shprehjes demokratike të kenë shteruar ose, të mos kenë ekzistuar fare.

Kundërshtarët e Ushtrisë së Zvicrës, nga ana tjetër, kishin mundësinë të shfrytëzonin një instrument pjesëmarrjeje të cilin e kishin fituar lëvizjet tjera demokratike popullore 130 vite më parë dhe e kishin futur në kushtetutën federale: Të drejtën e iniciativës. Me këtë të drejtë, pionierët e demokracisë direkte dëshironin që t`u jepnin mundësinë e shprehjes ideve dhe reformave të cilat në parlament ose do të neglizhoheshin, shtypeshin ose thjesht, nuk do të kishin shans. Duke qenë se, përveç shumicës së komitetit iniciues askush, dhe as qeveria e vendit ose shumica në parlament nuk mund ta ndalojnë votimin për një iniciativë që ka përmbushur kriteret, këta pionierë të demokracisë së drejtpërdrejtë e kishin krijuar për brezat pasues të qytetarëve të angazhuar një forcë komunikuese, e cila pikërisht në demokracinë indirekte u mungon: Ata në çdo kohë mund t`ia imponojnë shoqërisë diskutimin e një çështjeje, të cilën ajo, për arsye të ndryshme, dëshiron ta evitojë. Dhe, diskutimi i një tejme është, siç dihet kushti, nëse jo edhe garancia për të pasur një ndryshim në atë fushë.

Që një tabu shoqërore sikur Armata Zvicerane është veçanërisht e përshtatshme për aplikimin e kësaj force komunikuese, është e pranueshme nga secili. Së paku ushtria është shndërruar prandaj në tabu për shkakun se ka zgjatur tepër shumë koha kur pothuaj askush nuk ka guxuar të përballej me të vërtetë me mashtrimin kombëtar sipas të cilit ushtria e ka mbrojtur Zvicrën nga nazistët. Kjo për arsen se një debat i tillë do të prekte ndërgjegjen e papastër të kombit e cila lidhet me këtë mashtrim, e që shumëkujt do t`i dhembte shumë.

Por, fillimisht tabuja duhej të thyhej dhe tejkalohej edhe te ata të cilët sikur intelektualisht ashtu edhe emocionalisht, në kokë dhe në bark e kishin të qartë se ekzistimi i ushtrisë nuk mund të arsyetohej më në mënyrë racionale dhe se ajo në kushte të paqes po shkatërronte atë që   në kushte lufte nuk mund ta mbronte.

Edhe kjo thyerje tabuje në mes vitit 1981 dhe 1985 ishte shumë e mundimshme dhe ishte bërë e mundur etëm përmes debateve të panumërta në prag të lancimit të iniciativës popullore në fillim të vitit 1985. Në dhe përmes këtyre mijëra debateve, shumë veta filluan të guxonin që pikëpamjet e tyre t`i lironin nga tabuja dhe në pajtim me këtë edhe të vepronin. Kësaj ia dilnin sa më shumë dhe më shpesh që të kontaktuarit e kuptonin se nuk ishin të vetëm dhe se të tjerët e kishin përjetuar këtë çlirim në mënyrë diskursive. Kështu në fazën e grumbullimit të nënshkrimeve, në mes të marsit 1985 dhe shtatorit 1986 rreth njëmijë të angazhuar u drejtoheshin një milioni njerëzve të panjohur, nga të cilët rreth gjysma e pranonin debatin. Prej tyre pastaj gjysma tregonte simpati, nga e cila, sërish vetëm gjysma ishte e gatshme për të nënshkruar dhe për ta sjellë iniciativën përtej pengesës së parë të madhe.

Këto përpjekje enorme të debatit shoqëror shumëfishoheshin pastaj në mijëra aktivitete dhe në panumër përballjesh përmes librave, filmave televizivë, degustimeve të verës, koncerteve dhe tryezave të thjeshta. Në këto biseda të panumërta, gjithnjë e më tepër zviceranë gjenin guximin dhe forcën për t`i ndjekur pikëpamjet e tre të reja dhe të vjetra për t`u liruar nga kjo tabu. Kështu, më 26 nëntor 1989 u bënë bashkë 1.052.306 vota (35.6% në një pjesëmarrje prej mbi 70 të votuesve) të cilët Zvicrës zyrtare ia venin përballë një Zvicër tjetër për ekzistencën e të cilës nuk dinte askush dhe potencialet humane të të cilës ende deri më sot nuk janë shteruar.

*Andreas Gross është politikan dhe politolog, deputet nacional i Zvcres në disa legjislatura si dhe deputet dhe shef i grupit parlamentar socialdemokrat të Këshillit Evropian.
Nga dhjetori i vitit të kaluar, Gross është edhe kryetar i shoqatës albinfo.ch. 
Shkrimet e tij të përkthyera nga gjermanishtja, janë botuar më parë në Tageswoche të Bazelit. albinfo.ch i publikon ato me rekomandimin e autorit dhe me autorizimin e gazetës në fjalë.