Integrimi
Dëbohet nga Gjermania bashkë me vajzën 6 vjeçe
Vajza e Jeton Dudës, Shiretja, e lindur në Gjermani, po mendonte se po e zgjonin për ta dërguar në shkollë
Jeton Duda, 26 vjeçar, i lindur në Ferizaj, jetonte në Gjermani (Wermelskirchen) që nga viti 1990. Ai ishte i integruar në vendin ku jetonte dhe nuk merrte ndihma sociale. Megjithatë, dje, kur ai në orën 2.30 pas mesnatës kthehet nga puna, në hyrje të banesës e presin policët dhe nëpunësit e zyrës për të huaj.
Pa e zgjatur shumë ata ia vënë prangat dhe bashkë me vajzën 6 vjeçe, Shireten, e përcjellin menjëherë në aeroport. Vajza e lindur në Gjermani dhe që kurrë më parë nuk kishte qenë në Kosovë, po mendonte se po e zgjonin për ta dërguar në shkollë, thotë për mediet gjermane motra e Jetonit, Afërdita, duke iu referuar prindërve të saj Limanit dhe Xhevrijes që kishin qenë dëshmitarë të ngjarjes.
Dëbimi i Jetonit vjen si pasojë e një rrahjeje në të cilën ai qe përfshirë para 4 vitesh. Për lëndimin trupor që kishte shkaktuar, ai qe dënuar me 8 muaj me kusht. Dhe, një dënim i tillë, me rregullat e reja, mjafton për dëbim të personave me prejardhje të huaj.
Sipas ligjit, cilitdo që dënohet me gjobë prej më shumë se 50 njësish ditore, nuk do t`i vazhdohet ose jepet e drejta e qëndrimit në Gjermani, thotë një zëdhënës i policisë së regjionit.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës Edhe këtë verë do të mbulohet polica kufitare për bashkatdhetarët që hyjnë në Kosovë me automjete,... -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova -
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle
Jeta në Zvicër
-
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore Teknologjia e Enerdrape mund të ndihmojë në ngrohjen dhe ftohjen e ndërtesave pa nevojën e shpimeve... -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej














