Shkurt.ch

Deklarohen 44 miliardë franga, nga shmangësit e taksave

Që nga viti 2010, ata që shmangën taksat deklaruan 44 miliardë franga. Kjo i solli thesarit zviceran afro 4 miliardë franga.

Në vitin 2018, Zvicra mori të dhënat e llogarive nga jashtë për herë të parë si pjesë e shkëmbimit automatik të informacionit. Frika nga këto raporte ka rezultuar që administratat kantonale të tatimeve të vërshohen nga tatimdeklaruesit vullnetar viteve të fundit. Në bashkëpunim me autoritetet tatimore kantonale, “Sonntagsblick” ka llogaritur shifra për gjithë Zvicrën, përcjell albinfo.ch.

Rezultati: Që nga viti 2010 në Zvicër u prezantua mundësia e një vetëdeklarimi të pandëshkuar, të cilën e kanë përdorur 138 092 shmangës tatimorë. Në total, paratë e zeza arrinin në 44.2 miliardë franga. Konfederata, kantonet dhe bashkitë morën më shumë se 3.8 miliardë franga taksa shtesë. “Këta numra janë çuditërisht të lartë për mua”, thotë Philipp Zünd, ekspert tatimor në KPMG. Thomas Matter, Këshilltar Kombëtar i SVP-së, madje edhe bankier, i sheh gjërat ndryshe: “Numrat duhet të relativizohen. 138,000 vetë që deklaruan, përfaqësojnë vetëm 2.6 për qind të të gjithë tatimpaguesve në Zvicër.