Futboll
Demhasaj pranë transferimit te Rizespor pas një sezoni mbresëlënës në Zvicër

Klubi turk Rizespor ka shfaqur interes serioz për sulmuesin kosovar Shkëlqim Demhasaj, pas paraqitjeve të tij të shkëlqyera me Neuchâtel Xamax. 28-vjeçari realizoi 16 gola dhe dha 10 asistime në sezonin e fundit në Zvicër, duke tërhequr vëmendjen e trajnerit İlhan Palut, i cili po këmbëngul për transferimin e tij.
Sipas mediave që thirren në burime pranë klubit, bisedimet tashmë janë në fazën përfundimtare, ndërsa Rizespor po punon për ta finalizuar marrëveshjen sa më shpejt. Demhasaj ka katër paraqitje me Kombëtaren e Kosovës gjatë viteve 2018-2019, por pa arritur të shënojë gol, përcjell albinfo.ch.
Ai ka luajtur më parë për Luzern, Winterthur, Grasshoppers, Schaffhausen dhe Neuchâtel Xamax, ndërsa vlera e kartonit të tij në Transfermarkt është rreth 400 mijë euro.
E-Diaspora
-
Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare me Kosovën Si është gjendja në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë?...
-
Dyseldorf: Ndahen mirënjohjet për nxënësit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe
-
Liriona Morina, finaliste në mesin e avokatëve të rinj më të mirë të Evropës
-
Nxënësit shqiptarë nga Zvicra nisin Shkollen Verore “Jam Shqiptar”
-
Alban Dervishi, shqiptari që udhëheq një nga anijet më të fuqishme të SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Nxënësit shqiptarë nga Zvicra nisin Shkollen Verore “Jam Shqiptar” 20 vajza e djem shqiptarë nga diaspora në Zvicër, fillojne sot zyrtarisht edicionin e ri te...
-
Gjenevë: Fondi i pensioneve tërhiqet nga obligacionet izraelite
-
Laboratori i Cyrihut zbulon baktere në makinat e kafesë
-
Pas një jave përvëluese, kthehet freskia në Zvicrën frëngjishtfolëse
-
Tuneli rrugor Gotthard deri në 20 milionë franga kosto shtesë për tubin e dytë