Sport
Demiri shënon “gol ëndrrash” për Thun-in
"Unë nuk jam dhe aq i njohur për shënim golash. Dhe pikërisht për këtë ky shënim ka qenë edhe më i bukur", ka thënë Muhamed Demiri
Mediet e sotme raportojnë për një „gol ëndrrash” të futbollistit shqiptar të FC Thun-it, Muhamed Demiri në fitoren 2 me 0 që skuadra e tij, e arriti kundër Fc Zürich-ut.
Demiri, jo aq i pranishëm në medie sikur Shaqiri, Xhaka me kompani, ka qenë prej vitesh një ndër shtyllat kryesore të FC Thun-it, ku Milaim Rama ka qenë deri pak muaj më parë yll i pakontestueshëm.
Në ndeshjen e javës së dytë të kampionatit të ri të superligës zvicerane, Demiri ka treguar atë që mundet dhe di ta bëjë. Topi i hedhur nga ai “si një xhyle” siç e përshkruajnë komentatorët sportivë, ka befasuar portierin kundërshtar në minutën e 39, duke e sjellë FC Thun-in në avancim.
“Një moment i jashtëtzakonshëm” ka thënë Muhamed Demiri duke përshkruar për televizionet zvicerane golin e tij . “Unë nuk jam dhe aq i njohur për shënim golash. Dhe pikërisht për këtë ky shënim ka qenë edhe më i bukur”, ka shtuar ai.
Më e bukura në gjithë këtë fitore është se FC Thun, skuadra me buxhetin më të vogël në superligë ka mundur si mjysafirë, FC Zürich-un favorit. Golin e dytë, mysafirët e kanë realizuar përmes sulmuesit të ri, Anatole Ngamukol, i cili ka shënuar në minutën e 93-të.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











