Sport
Dënim me të holla për futbollistin problematik
Lojtari nga Kosova kishte kërcënuar, fyer dhe goditur gjyqtarin, shqiptar nga Maqedonia
Vitin e kaluar, Klubi Futbollistik “Besa” nga Reinach-u i kantonit Aargau, për shkak të një incidenti të rëndë që kishte ndodhur gjatë një loje, qe dënuar me pezullim të aktivitetit për një sezon futbolli. Po këtë dënim e kishin marrë edhe tifozët e Besës.
Ditë më parë, një ish lojtar aktiv i skuadrës “Besa”, tash 29 vjeçar është gjendur në bankën e zezë, para gjykatësit në Gjyqin e Qarkut, në Kulm-Zofingen, shkruan “Aargauer Zeitung”.
Prokuroria shtetërore, pas incidentit të ndodhur në ndeshjen FC Beinwil – FC Besa i kishte shqiptuar një dënim me të holla kosovarit 29 vjeçar për kërcënim. Ky i fundit pastaj pati ushtruar të drejtën e ankesës kundër vendimit.
Ndërkaq, në seancën gjyqësore të mbajtur këto ditë, kryetari i trupit gjykues, Christian Märki ka vërtetuar dënimin e shqiptuar nga prokuroria e shtetit Zofingen-Kulm: gjobë prej 1300 frangash dhe dënim me kusht me të holla prej 6300 frangash. Kushti është nëse gjatë tri viteve të ardhshme bën ndonjë shkelje ligji.
Ngjarja për të cilën është zhvilluar gjykimi ka ndodhur kështu: në ndeshjen e Ligës së tretë regjionale FC Beinwil am See – FC Besa, futbollisti tashmë i dënuar, kishte marrë një karton të verdhë në pjesën e parë. Ndërsa në minutën e 70 gjyqtari e dënon me edhe një karton të verdhë dhe rrjedhimisht, e përjashton nga loja e mëtejme.
Por, kosovari nuk donte ta pranonte këtë vendim. Ai i drejton sharje e fyerje të ndryshme gjyqtari S.A., edhe ai shqiptar, nga Maqedonia. Lojtari madje e kap atë për fyti dhe e kërcënon me fjalët: “Ti nuk do ta lëshosh fushën e lojës; Ti je i vdekur!”.
Kjo kishte bërë që gjyqtari të ndërpriste ndeshjen. Policia, e alarmuar kishte ardhur pas 15 minutash dhe e kishte vënë nën mbrojtje gjyqtarin.
I padituri mohon para trupit gjykues se ka sulmuar fizikisht gjyqtarin. “Unë vetëm e kam shtyrë me tre gishta dhe nuk e kam kapur në fyt”, ka thënë ai. Ish lojtari po ashtu ka mohuar që edhe babai i tij të ketë qenë i implikuar në këtë zënkë. “Ai në kohën kur është luajtur ndeshja, ka qenë në Kosovë”, ka thënë ai.
Në fund, kryetari i trupit gjykues e ka konsideruar fajin e ish lojtarit si të pakontestueshëm dhe ka vërtetuar dënimin e dhënë nga prokuroria: gjobë prej 1300 frangash dhe dënim me kusht me të holla prej 6300 frangash, nëse gjatë tri viteve të ardhshme bën ndonjë shkelje ligji.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Sot u hap në Shkodër ekspozita me fotografitë e rralla të Eugène Pittard Hapet në Shkodër ekspozita “Shqipëria 1921” me fotografitë e rralla të Eugène Pittard... -
Vjenë
Lea Ypi nderohet në Vjenë, vlerësohet për kontributin akademik ndërkombëtar -
Zvicër
Ambasadori Ermal Dredha dorëzon Letrat Kredenciale te Guy Parmelin -
Rromir Imami: Kur portreti kthehet në narrativë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Fribourg -
Peru
Peru: Edita përfaqëson Kosovën në Kongresin e Endokrinologjisë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane mbështet hapjen e dyqaneve të dielave deri në 12 herë në vit Qeveria e Zvicrës ka dalë në favor të një propozimi që lejon hapjen e dyqaneve deri... -
Zvicra mbetet prapa në luftën kundër duhanit, ndërsa disa vende forcojnë masat -
Tragjedi në Zvicër, humb jetën një qytetar nga Kosova -
Bazel: 21 milionë franga rritje pagash për punonjësit kantonalë, përfitojnë edhe policët -
Gjeneva shqyrton dhënien e kokainës për të varurit nga droga












