Integrimi
“Dënim shembullor” me 2 vjet burg kosovarit për trafikim të refugjatëve
"Trafikantët si në rastin e kosovarit kanë kontribuuar në mënyrë plotësuese në ashpërsimin e problemit të refugjatëve. Prandaj dënimi pretendohet të ketë edhe rolin e tij preventiv
Se fluksi i pashembullt i refugjatëve i refugjatëve që po vijnë në Gjermani ka ndikim edhe në shumë procese tjera, madje edhe në gjyqësi, tregon shembulli në vijim. Një gjykatë e Munihut i ka shqiptuar një “dënim shembullor”, gjegjësisht dy vjet burg efektiv një kosovari 44 vjeçar për trafikim refugjatësh në baza të rregullta.
Gjykata, në vendimin e saj ka konstatuar se trafikantët si në rastin e kosovarit kanë kontribuuar në mënyrë plotësuese në ashpërsimin e problemit të refugjatëve, shkruan süddeutsche.de. Në këtë mënyrë dënimi pretendohet të ketë edhe rolin e tij preventiv, ka thënë gjyqtari që ka shpallur vendimin.
Kosovari i dënuar ka ardhur në Gjermani në vitin 1993. Ai është akuzuar veç tjerash për trafikimin e pesë refugjatëve kosovarë përmes Hungarisë dhe Austrisë në Gjermani në shkurt të vitit 2015, transmeton albinfo.ch. Tashmë i dëuari, i ka ndihmuar ata për të nxjerrë biletat e trenit dhe ka udhëtuar bashkë me ta në tren duke i udhëhequr dhe drejtuar në rrugë.
Pak pas kësaj, në muajin mars, kosovari 44 vjeçar ka provuar që me makinën e tij VW Sharan të trafikojë nga Budapesti përmes Austrisë në Hungari gjashtë refugjatë, katër prej të cilëve nga Siria dhe dy me shtetësi të panjohur. Ai ishte marrë vesh me ta që pas mbërritjes në Stacionin Hekurudhor të Munihut t`ia paguajnë 2000 euro. Por grupi i përmendur është kapur me rastin e një kontrolli policor në autostradë me ç`rast kosovari është arrestuar dhe prej asaj kohe ka qëndruar në burgun e hetimeve.
44 vjeçari ka jetuar në vende të ndryshme të Gjermanisë dhe ka pasur vende të kohëpaskohshme të punës. Gruaja e tij jeton në Cyrih ndërsa djali 17 vjeçar në Gjenevë.
Në lartësinë e dënimit të tij gjykata ka pasur parasysh edhe faktin se ai ka qenë deri tash disa herë i dënuar për vepra të ndryshme penale si lëndim trupor, shantazhim ose mashtrim, vepra penale kët që i ka kryer madje edhe në kohët kur ka qenë i dënuar me kusht.
Bazuar në të dhënat e nxjerra nga celulari i tij, gjykata mendon se ai është përgjegjës edhe për raste të tjera të trafikimit, por ato nuk mund t`i argumentohen.
Duke folur para trupit gjykues, kosovari ka thënë se ai dëshiron që edhe në të ardhmen të punojë si trafikant, shkruan gazeta gjermane.
Dënimi i shqiptuar sot nuk është ende i plotfuqishëm.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Çmimet e banesave vazhdojnë të rriten, Cyrihu kryeson me rritjen më të madhe Në qershor, çmimet e shtëpive dhe apartamenteve shënuan rritje në mbarë vendin, ndërsa rajoni i Cyrihut... -
Fishekzjarrët mund të ndalohen për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Gjermania kundërshton zgjerimin e Aeroportit të Cyrihut -
Zvicër: SVP kërkon që komunat të kenë të drejtën e vetos për hapjen e qendrave të azilit -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26














