Dënime të rënda për tre të dhunshmit nga Bazeli
Tre të rinj, për lëndime të rënda trupore të shkaktuara tre kalimtarëve, janë dënuar me nga 5 vjet e gjysmë deri në 6 vjet e gjysmë burg
Trupi gjykues i Gjykatës Penale të Bazelit ka shpallur tre të rinj zviceranë fajtorë për lëndime të shumëfishta trupore të shkaktuara tre kalimtarëve të rastit. Dënimet e shqiptuara prej 5 vjet e gjysmë deri në 6 vjet e gjysmë vuajtje burgu konsiderohen mjaft të larta për vepra të tilla penale.
Rasti ka ndodhur në nëntor të vitit të kaluar. Tre të rinjtë 21, 22 dhe 23 vjeç kishin sulmuar në mënyrë brutale, pa asnjë motiv, një çift nga Bazeli. Pasi një i ri me të meta (autist) provon të ndihmojë çiftin, bëhet vetë cak i një rrahjeje brutale. Me këtë rast, ky i fundit pëson lëndime të rënda dhe i duhet të qëndrojë për një kohë në spital.
Pala paditëse kishte kërkuar që vepra të konsiderohej tentim vrasjje dhe për këtë vepër të shqiptoheshin dënime prej 9 deri nëntë vjet e katër muaj burg.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën











