Koronavirusi: çast pas çasti
Dënimi i çuditshëm për shkelësit e rregullave
Policia ka vendosur metoda të pazakonta për të inkurajuar njerëzit të qëndrojnë në shtëpi
Dhjetë të huajt që nuk respektuan rregullat e izolimit të Koronavirusit në një qytet indian të bërë të famshëm nga Beatles, u detyruan të pendohen duke shkruar “Më vjen shumë keq”, 500 herë, thanë zyrtarët të dielën.
Bllokimi në shkallë vendi u imponua në fund të marsit, me banorët e lejuar të linin shtëpitë e tyre vetëm për shërbime thelbësore siç janë blerja e sendeve ushqimore dhe ilaçeve.
Udhëtarët nga Izraeli, Meksika, Australia dhe Austria, u kapën duke shëtitur në Rishikesh, ku Beatles bënë një kërkim shpirtëror në një Ashram në vitin 1968.
Zyrtari lokal i policisë Vinod Sharma tha që ata u detyruan të shkruanin “Unë nuk i zbatova rregullat e bllokimit, kështu që më vjen keq” 500 herë, transmeton Scan.
Më shumë se 700 turistë të huaj nga SHBA, Australia, Meksika dhe Izraeli që qëndronin në zonë thyen rregullat e bllokimit, tha Sharma, duke shtuar se dënimi i pazakontë u dha për t’u dhënë atyre një mësim, përcjell albinfo.ch.
Policia tha që ata do të komunikonin me hotelet në zonë për të lejuar turistët e huaj të dilnin vetëm nëse shoqëroheshin nga ndihmës lokalë.
Objektet që nuk respektuan urdhrin mund të përballeshin me veprime ligjore, tha Sharma.
Policia ka vendosur metoda të pazakonta për të inkurajuar njerëzit të qëndrojnë në shtëpi për të ndaluar përhapjen e sëmundjes vdekjeprurëse, duke përfshirë edhe veshjen e helmetave kundër Koronavirusit.
Gjithashtu oficerët në disa shtete u panë nëpër video në mediat sociale duke rrahur shoferët në anët e rrugëve dhe duke i detyruar njerëzit që thyenin fashën orare të izolimit të bënin squats dhe kërcim së larti si bretkosa si ndëshkim.
Të dielën, policia tha se arrestoi nëntë persona që shkelën bllokimin pas incidentit ku një oficeri iu pre dora në Patiala në shtetin verior Punjab.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane Arti bashkëkohor i Kosovës prezantohet në Gjermani... -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil -
“Një ditë tjetër” e Mira Kazhanit në Cyrih: Promovimi që u shndërrua në një përqafim kolektiv -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Sonte fillon festivali “Tri Net Film Fest”, në Freienstein
Jeta në Zvicër
-
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil Dhjetëra miq, partnerë dhe biznesmenë shqiptarë e zviceranë morën pjesë në inaugurimin zyrave te reja, duke... -
Shtëpitë e të moshuarve në kantonin Aargau po arrijnë kapacitetin maksimal. -
Trenat e natës: Sa të dobishëm janë dhe çfarë mund të ofrojnë? -
Kërkimet më të shpeshta në Google në Zvicër në vitin 2025 -
Punonjësit e Bashkisë së Gjenevës janë në grevë, duke u mobilizuar kundër shkurtimeve buxhetore












