E-Diaspora
Dënohen me burgim dy persona: Kanë “martuar për letra” 35 kosovarë
Për shërbimet e kryera, dy personat në fjalë kanë fituar rreth 400 mijë euro
Gjykata e Landit (republikane) e Frankfurtit ka dënuar dy persona për ndërmjetësim të lidhjes së martesave fiktive. Njëri prej tyre ka marrë dënimin me tre vjet e dhjetë muaj heqje lirie, ndërsa tjetri tre vjete. “Viktimat” e tyre kanë qenë kryesisht nga Kosova, shkruan Agjencia Gjermane e Lajmeve, DPA.
Trupi gjykues ka konstatuar se personat e përmendur, njëri 37 dhe tjetri 49-vjeçar, kanë bërë falsifikim dokumentesh dhe shkelje të ligjit mbi lirinë e lëvizjes, transmeton albinfo.ch. Vendimi i dënimit ende nuk është i plotfuqishëm.
Dy të akuzuarit, brenda një periudhe prej tre vjetësh, kanë sjellë në Gjermani 35 punëtorë nga vendet jashtë BE-së, kryesisht nga Kosova. Këtu, nëpërmjet lidhjes së martesave fiktive me gra çeke, ata kanë siguruar “letrat” për të punuar në Gjermani dhe dokumentet që u kanë siguruar lëvizje të lirë në këtë vend si dhe në gjithë BE-në.
Për shërbimet e kryera, dy personat në fjalë kanë fituar rreth 400 mijë euro, përcjell albinfo.ch. Shumica e të hollave janë paguar për ndërmjetësuesit e tyre.
Ata kanë pranuar veprën qysh në momentin e arrestimit të tyre.
Gjykata e Landit e Frankfurtit ka dënuar në javët e kaluara në dy raste të ngjashme persona për ndërmjetësimin e martesave fiktive.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













