Lajme
Dënohet me 102 euro për heqjen e flamurit të BE-së
Një gjykatë në Split ka dënuar me 102 euro Kristina Curkovic, një aktiviste e organizatës “E dua Kroacinë – Jo Bashkimit Evropian
Një dënim i tillë është shqiptuar nga kjo gjykatë kroate pasi ajo kishte hequr flamurin e BE-së nga ndërtesa e institucioneve vendore duke e zëvendësuar atë me flamurin kroat në prill të vitit të kaluar.
Kristina në gjykatë ka thënë se vetëm ka mbrojtur rendin kushtetues dhe ligjor të Kroacisë.
“Në luftën kundër serbëve bashkëkombësit tanë rrëmbyen armët për të mbrojtur atdheun. Kjo më shtyu të zëvendësojë flamurin e BE-së me flamurin për të cilin është derdhur gjak, janë torturuar, përdhunuar e masakruar dhjetëra kroatë”, deklaroi para gjykatës aktivistja ultra-nacionaliste, Kristina Curkovic.
Kroacia mori dritën jeshile për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Për këtë u mbajt edhe një referendum në vend, ku pas “ofertës” së Brukselit për t’iu bashkuar 27 vendeve anëtare, politika vendase kërkoi aprovimin popullor.
Rezultati ishte në favor të anëtarësimit të Kroacisë në Bashkimit Evropian, me gjithë kundërshtimin e fortë të disa organizatave dhe partive politike nacionaliste për të refuzuar anëtarësimin në BE.
Megjithatë edhe sot shumë kroatë, në një kohë kur Bashkimi Evropian është tejet e zënë me “hallet e veta”, shprehen kundër anëtarësimit të vendit, madje duke protestuar në forma të ndryshme.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Lea Ypi promovon në Trieste librat e saj të përkthyer në italisht Interesim i madh i publikut italian në bashkëbisedimin me shkrimtaren dhe filozofen shqiptare... -
Sopranoja Alisa shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të operës në Uzbekistan -
Ambasada e Kosovës në Francë apel mërgatës: Zarfet me vota mos i dërgoni në ambasadë -
Hamburg
Hamburg nën tingujt e “Jehonës së Origjinës” nga Flaka Goranci -
Prishtinë
Elbenita Kajtazi për herë të parë në “Rame Lahaj International Opera Festival”
Jeta në Zvicër
-
UBS shkurtoi qindra vende pune në fazën e reduktimit UBS ka shkurtuar disa qindra vende pune në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë, si pjesë... -
Vala e të nxehtit rrit ozonin në nivele të rrezikshme në Zvicrën qendrore -
Qyteti zviceran ku numri 11 shfaqet pothuajse kudo -
SG: Rrëmbimi i raportuar rezultoi i rremë -
Paraburgim për autorin e dyshuar të sulmit në Winterthur












