Lajme
Dënohet me 15 vjet burg shqiptari që planifikoi sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift
21-vjeçari nga Austria u shpall fajtor për planifikimin e një sulmi xhihadist gjatë “Eras Tour” në Vjenë
Një 21-vjeçar shqiptar nga Austria është dënuar me 15 vjet burgim, pasi u shpall fajtor për planifikimin e një sulmi terrorist ndaj koncertit të këngëtares amerikane Taylor Swift në Vjenë, gjatë turneut të saj “Eras Tour” në gusht të vitit 2024, transmeton albinfo.at.
Sipas raportimeve të BBC-së, i riu i identifikuar si Beran A., nga Gostivari në përputhje me ligjet austriake për privatësinë, u dënua edhe për një sërë veprash të tjera që lidhen me terrorizmin.
Ai ishte arrestuar pak para koncertit të parë nga tri performancat e planifikuara në stadiumin “Ernst Happel” në Vjenë, pas një informacioni të siguruar nga CIA. Pas arrestimit, organizatorët anuluan të gjitha koncertet, duke lënë të zhgënjyer rreth 200 mijë fansa.
Sipas prokurorëve, Beran A. ishte radikalizuar dhe kishte bërë betimin e besnikërisë ndaj organizatës terroriste ISIS. Hetimet zbuluan se ai kishte tentuar të siguronte armë ilegale, përfshirë një mitraloz dhe një granatë dore, megjithëse pa sukses.
Gjatë procesit gjyqësor, një psikiatër i gjykatës deklaroi se i akuzuari nuk kishte probleme të shëndetit mendor dhe se nuk ekzistonte “asnjë shpjegim psikiatrik” për radikalizimin e tij.
Në të njëjtin rast u dënua edhe një tjetër 21-vjeçar nga Sllovakia, i identifikuar si Arda K., i cili mori 12 vjet burg për lidhje me një qelizë të asociuar me ISIS-in, ndonëse nuk ishte drejtpërdrejt pjesë e planit për sulmin ndaj koncertit.
Taylor Swift kishte reaguar më herët lidhur me rastin, duke thënë se anulimi i koncerteve i kishte sjellë “një ndjenjë të madhe frike”, por kishte falënderuar autoritetet për ndërhyrjen në kohë që shmangu një tragjedi të mundshme./Albinfo.at
E-Diaspora
-
Berlin
Petrit Halilaj në panel diskutimi në Berlin në kuadër të Javës Italiane në Gjermani Në Ambasadën e Italisë u diskutua mbi artin bashkëkohor dhe premierën e veprës “Syrigana” në Hamburger... -
Bebe Rexha dhe David Guetta paralajmërojnë hitin e ri “Sad Girls” -
Nju-Jork
Dalin detaje të reja tronditëse për vdekjen e shqiptares në Nju-Jork -
Nga 1 qershori, aviokompanitë përfitojnë deri në 6 euro për çdo mërgimtar që sjellin në Kosovë -
Poloni
Pianistja kosovare Lule Elezi mban recital në Pallatin mbi Ujë në Varshavë
Jeta në Zvicër
-
Pranvera zvicerane, një nga tre më të ngrohtat e regjistruara ndonjëherë Pranvera e vitit 2026 u regjistrua në statistikat zvicerane si e treta më e ngrohtë që... -
Berlin
Cyrihu planifikon zgjerimin e rrjetit të tramvajit drejt Affolternit -
Luzern voton për masa të reja për më shumë banesa -
Një vit pas katastrofës në Blatten, fshati zviceran mes kujtesës dhe rindërtimit -
Mbyllet papritur hoteli luksoz “Seehof” në Davos











