Kosova
Dënohet me 5 vjet burg dhe me detyrim për kthimin e 12 mijë eurove
Përveç dënimit me burgim, Gjykata e Gjakovës e obligon Dedajn që të dëmtuarës Vlora Zeka t’ia kompensojë shumën prej 11.384 euro si dhe shumën prej 699 euro për telefonin e vjedhur
Me pesë vjet burg është dënuar, Mentor Dedaj për veprën penale të grabitjes. Përveç dënimit me burgim, Gjykata e Gjakovës e obligon Dedajn që të dëmtuarës Vlora Zeka t’ia kompensojë shumën prej 11.384 euro si dhe shumën prej 699 euro për telefonin e vjedhur, raporton “kallxo.com”.
Ndërkohë, në mungesë të provave, Gjykata shpalli aktgjykim lirues ndaj dy të pandehurve të tjerë, Manol Dedaj e Nikollë Prenkaj, përcjell albinfo.ch.
Ata akuzoheshin se më 2 tetor 2016 pranë hyrjes së banesën të të dëmtuarës Vlora Zeka, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm, duke vepruar në grup dhe duke përdorur forcën, të dëmtuarës kanë arritur që t’ia grabisin çantën e krahut, në të cilën kishte 12.000 euro para të gatshme, ar në vlerë prej 1.100 euro dhe një “Iphone 6”.
E-Diaspora
-
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra, po udhëtonin drejt të afërmve... -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja” -
Austri
Kosova prezantohet me produkte dhe verëra vendore në Forumin Ekonomik të Vjenës -
Mbi webinar-in për sfidat e mësimdhënies së gjuhës shqipe në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore












