Lajme
Denoncohet një aplikacion për votimin e diasporës, nuk është i miratuar nga KQZ
Një aplikacion i pa miratuar nga KQZ’ja është duke qarkulluar në rrjete sociale, për votimin e diasporës në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Anëtari i KQZ’së nga PDK’ja, Arianit Elshani në një lidhje direkte, në T7, ka thënë se për këtë rast është njoftuar edhe policia e Kosovës.
“Gjatë orëve të mëngjesit sot jemi njoftuar për këtë rast. Ndërkohë edhe KQZ’ja ka marrë një vendim me të cilin ka iniciuar rastin edhe në polici. Sot si anëtar jam i informuar se PK’ja ka qenë edhe në KQZ për ta hetuar rastin për këtë aplikacion që nuk është i miratuar nga KQZ’ja”, ka thënë ai, përcjell Albinfo.ch.
“Nuk kam informacione të mjaftueshme. Si KQZ kemi reaguar menjëherë në momentin që kemi marrë informacion nga qytetarët që një aplikacion i tillë po shpërndahet në diasporë”, ka thënë më tutje Elshani
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













