Lajme
Deputetët britanikë po largohen nga ndërtesa e Parlamentit Evropian
Largohen 73 deputetë nga Parlamentit Evropian
Është bërë e ditur se disa orë para largimit zyrtar të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian (BE), parlamentarët britanikë kanë filluar të largohen nga ndërtesa e Parlamentit Evropian në Bruksel, raporton Anadolu Agency (AA).
Deputetja e Partisë Brexit në PE, Ann Widdecombe, në një deklaratë për gazetarët në dalje të PE-së tha se Britania po largohet nga BE-ja pas 40 vjetësh dhe se kjo ndodh falë Partisë Brexit dhe liderit të saj, Nigel Farage.
“Sot festojmë fillimin e pavarësisë tonë. Do të përcaktojmë vetë ligjet tona, do të kontrollojmë kufijtë tanë dhe do të bëjmë marrëveshjet tona tregtare. Britania mund ta shohë të ardhmen me një gëzim të madh. Përfunduam detyrën tonë dhe po ikim”, tha Widdecombe.
– Largohen 73 deputetë
Duhet theksuar se në PE ndodheshin 73 deputetë britanikë. Pas Brexit-it, 27 prej këtyre vendeve që lirohen do të ndahen mes vendeve anëtare, ndërsa 46 vendet e mbetura do të ruhen për vendet që do të anëtarësohen në të ardhmen.
Sipas marrëveshjes për Brexit-in, të nënshkruar mes Britanisë dhe BE-së, vendi do të qëndrojë si një anëtare e vërtetë e unionit deri më 31 dhjetor, por nuk do të përfshihet në mekanizmin vendimmarrës politik.
Gjatë periudhës së tranzicionit palët do të zhvillojnë bisedime për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të tregtisë së lirë.
Në rast se Britania do të kërkojë zgjatjen e periudhës së tranzicionit, ajo duhet të bëjë një kërkesë jo më vonë se muaji qershor. Por, kryeministri britanik, Boris Johnson, ka deklaruar se qeveria e tij nuk do të kërkojë zgjatje dhe se vendi do të largohet i tëri nga BE-ja më 31 janar me ose pa arritjen e një marrëveshjeje.
Në referendumin e mbajtur në vitin 2016 për largimin nga BE-ja, Britania mori vendimin për Brexit-in me 52 për qind “pro” dhe 48 për qind “kundër”, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Britani
Në Londër shënohet 10-vjetori i Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë Ambasadori Kapiti merr pjesë në përvjetorin e 10-të të Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë në Londër... -
Paris
Ramë Dardania pjesë e ekspozitës ndërkombëtare në Carrousel du Louvre, Paris 2026 -
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën ‘Kalorëse e Republikës Franceze’ -
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident
Jeta në Zvicër
-
Zvicra kërkon përjashtim nga masat mbrojtëse të BE-së për çelikun Përfaqësuesit e Zvicrës dhe Komisioni Evropian zhvilluan të enjten një takim të jashtëzakonshëm të përqendruar në... -
Tragjedia në Crans-Montana: edhe dy punonjës komunalë nën hetim -
Armët zvicerane janë të përdorura nga ICE në SHBA -
Ujqër në Grisons, 12 tufa të konfirmuara -
Ku në Zvicër janë çmimet më të ulëta të shtëpive me një familje tani?













