Bota

Deputetët evropianë diskutojnë rreth ngacmimeve seksuale

Më shumë se gjysma e grave kanë përjetuar ngacmime seksuale dhe 33 për qind përjetuan sulme fizike apo seksuale që nga mosha 15-vjeçare në shtetet evropiane

Deputetët evropianë kanë debatuar rreth ngacmimeve seksuale pas akuzave ndaj producentit amerikan, Harvey Weinstein, por edhe pohimeve se incidente të këtilla ka edhe në Parlament.

Deputetët janë shumë të vetëdijshëm për pohimet sa i përket anëtarëve të këtij institucioni dhe vendosën që të debatojnë me komisaren Cecilia Malstrom rreth masave që mund të ndërmerren dhe do të duhej të ndërmerren për të parandaluar sulmet dhe ngacmimet seksuale.

Më shumë se gjysma e grave kanë përjetuar ngacmime seksuale dhe 33 për qind përjetuan sulme fizike apo seksuale që nga mosha 15-vjeçare në shtetet evropiane.