Lajme
Deputetët i hapin rrugë hetimeve për akuzat e Dick Martyt
Parlamenti i Republikës së Shqipërisë ka miratuar me konsensus të plotë, 127 vota për dhe asnjë kundër, ligjin që i njeh EULEX-it në Kosovë autoritetin për të zhvilluar hetime edhe në Shqipëri, lidhur me akuzat e politikanit zviceran, njëkohësisht raportues në Këshillin e Evropës, Dick Marty, rreth dyshimeve për trafikim organesh dhe ekzistencë të varrezave masive në territorin shqiptar.
Marty i referohet periudhës 1998-1999, duke pretenduar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, gjatë periudhës së konfliktit, ka mbajtur brenda territorit të Shqipërisë civilë me kombësi serbe, të cilëve pas vrasjes u janë tregtuar organet.
Përpara votimit, deputeti demokrat Viktor Gumi, në cilësinë e raportuesit të projektligjit në Kuvend, ka deklaruar se drafti i propozuar në qeveri ka aprovimin e të gjithë aktoreve, përfshirë këtu dhe ata politikë, duke paralajmëruar kështu miratimin unanim të tij, raportojnë mediat e Tiranës.
Qeveria shqiptare dhe aktorët politikë të të dyja krahëve janë shprehur të hapur për hetim ndërkombëtar, ndonëse janë të bindur në pavërtetësinë e këtyre akuzave.
Në deklarimin e tij gjatë prezantimit të këtij ligji, kryeministri shqiptar, Sali Berisha pati thënë se Marty është i njohur për qëndrimet e tij antishqiptare, dhe se kjo frymë është paraqitur edhe në raportin e tij, që sipas Berishës, nuk mbështetet në asnjë fakt.
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Inaugurohet Spitali Veterinar “Mitro Vet”, bashkëpunimi kosovar-zviceran
Jeta në Zvicër
-
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër Oferta po zvogëlohet, ndërsa kërkesa për banim mbetet shumë e lartë... -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës -
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor -
Kostot e kujdesit shëndetësor në Zvicër po rriten më shpejt se mundësitë financiare të qytetarëve











