Lajme

Deputetët zviceranë bëjnë thirrje për bileta më të lira të transportit publik

Thirrje për një skemë të ngjashme sikurse në Gjermani

Në Gjermani biletat nëntë euro do të jenë të disponueshme në transportin publik nga qershori për të luftuar çmimet e larta të energjisë.

Nisur nga kjo, disa deputetë zviceranë tani po bëjnë thirrje për një skemë të ngjashme në Zvicër, njofton albinfo.ch.

“Në vend që të bëjë më të lirë benzinën dhe naftën, qeveria federale duhet të ndjekë shembullin e Gjermanisë”, tha deputeti Matthias Aebischer.

Megjithatë, grupet që përfaqësojnë sektorin e transportit të Zvicrës janë kritikë ndaj idesë.

“Ne duam një zgjidhje të qëndrueshme – bileta prej nëntë euro sigurisht që nuk është ajo”, sipas Ueli Stückelberger, drejtor i Shoqatës së Transportit Publik (VÖV). /Albinfo.ch