Kosova
Deputeti gjerman: Pranimi i Kosovës në KiE, e vetmja rrugë përpara
Knut Abraham, deputeti konservator gjerman nga radhët e CDU-së, në 75 vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës, ka folur lidhur me procesin e anëtarësimit të Kosovës në këtë këshill.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Abraham ka shkruar se Komiteti i Ministrave ka dy zgjedhje, shkruan albinfo.ch.
“Komiteti i Ministrave ka dy zgjedhje: 1) Të veprojë në përputhje me vlerat dhe standardet tona duke e pranuar Kosovën këtë maj. 2) Ose, ta injorojë vlerësimin e detajuar të juristëve të shquar, tri raportuesve, tri komisioneve dhe PACE… duke mos marrë asnjë vendim”, ka shkruar ai.
Sipas tij, zgjedhja e dytë do të dërgonte sinjal të dëmshëm te deputetët dhe qytetarët.
“…Sidoqoftë, kjo do ta dërgonte një sinjal të dëmshëm për deputetët dhe qytetarët në rajon: se shtetet mund t’i shpërfillin standardet si të duan. Nga ky vendim varet besueshmëria e institucionit, mbrojtja e të drejtave të pakicave në Kosovë (Plani i Ahtisaarit) dhe stabiliteti i rajonit. Nëse respektojmë standardet dhe vlerat, atëherë pranimi i Kosovës në maj është e vetmja rrugë përpara”, ka shtuar tutje ai.
Today, the CoE celebrates its 75th anniversary.
It was founded to defend human rights based on principles and values.
In April, PACE concluded with a huge majority that 🇽🇰 fulfilled all standards and values to become a member. Will this matter? 1/4 https://t.co/OiAWI5AA04
— Knut Abraham, MdB (@Knut_Abraham) May 5, 2024
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














