Kosova
Deputeti ukrainas dorëzon draft-rezolutë për njohjen e Kosovës
Një hap i vogël drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës është bërë nga një deputet i Parlamentit të Ukrainës.
Një hap i vogël drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës është bërë nga një deputet i Parlamentit të Ukrainës.
Oleksiy Goncharenko ka dorëzuar dje një draft-rezolutë në organin ligjvënës, ku bëhet thirrje që Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Deputeti Goncharenko ka bërë publike inciativën e tij në rrjetin social Twitter, duke shfaqur shpresën se njohja e Kosovës nga Ukraina do të ndodhë sa më shpejt.
“Dorëzova në Parlamentin ukrainas një rezolutë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ukraina ndan vlerat perëndimore dhe do të përkrahë demokracinë kudo në botë. Shpresoj që Ukraina do ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më parë të jetë e mundur”, ka shkruar ai.
Deputeti Goncharenko po ashtu ka bërë një postim tjetër në Facebook në lidhje me draft-rezolutën e propozuar, duke thënë se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare dhe shteti njihet nga 22 vende të BE-së si dhe nga SHBA-ja, Britania e Madhe e Kanadaja.
Ai ka thënë tutje se një hap konsistent para i Ukrainës do të ishte njohja e pavarësisë së Kosovës.
“Në vitin 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e OKB-së pranoi se shpallja e sovranitetit shtetëror të Kosovës nuk bie ndesh me normat e së drejtës ndërkombëtare, nuk shkel asnjë rezolutë dhe akt ndërkombëtar. Jo më kot, 22 nga 27 vendet anëtare të BE-së, për të cilat ne përpiqemi, e kanë njohur tashmë Kosovën. Po ashtu Kosova njihet nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Britania e Madhe. Prandaj, një hap konsistent i Ukrainës tani do të jetë njohja e sovranitetit shtetëror të Kosovës dhe shprehja e mbështetjes ndërkombëtare. Refuzoni menjëherë një lloj tjetër manipulimi – situata midis Ukrainës dhe “LDNR” nuk është e njëjta si në Kosovë dhe Serbi. Ky është momenti kur Kosova realisht ka të drejtën e pavarësisë”, ka thënë ai./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës Zhvillimi i e-ID, i miratuar në një referendum në shtator 2025, ishte planifikuar për vjeshtën e... -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave











