Integrimi
Deputetit Fehr, padi për punësimin pa letra të serbes nga Kosova
Në shënjestër të prokurorisë është edhe azilkërkuesja e punësuar nga ai ashtu si dhe 14 të tjerë që po ashtu e kishin punësuar atë në të zezë.
Prokuroria e përgjithshme e Cyrihut ka iniciuar javën e kaluar procedurë penale kundër deputetit nacional nga partia SVP/UDC, Hans Fehr. Ai dyshohet se ka punësuar ilegalisht një azilkërkuese (serbe nga Kosova) si pastruese në shtëpinë e tij. Kjo nënkupton marrje në punë „pa letra” të një personi që nuk ka fare të drejtë pune dhe të cilit nuk i janë paguar të gjitha kontributet sociale.
Duke bërë këtë veprim, Fehr ka shkelur ligjin e punës dhe atë të AHV-së (Sigurimit të moshës dhe të trashëgimisë). Në shënjestër të prokurorisë është edhe azilkërkuesja e punësuar nga ai ashtu si dhe 14 të tjerë nga Eglisau, (vendi ku banon Fehr) që po ashtu e kishin punësuar atë në të zezë.
Rasti „Fehr” ka shkaktuar jehonë të madhe për faktin se ka qenë pikërisht ky deputet i cili në vitin 2004 ishte angazhuar me të madhe për ndalim gjeneral të të drejtës së punës për azilkërkuesit, shkruan sonntagszeitung. Fakti se bashkëshortja e deputetit Hans Fehr, Ursula Fehr është kryetare e komunës nga e njëjta parti (SVP) dhe gjyqtare e qarkut, e ka bërë rastin edhe më të mprehtë.
Pas bërjes publike të aferës, Fehr dhe bashkëshortja e tij kanë kërkuar falje publikisht dhe kanë premtuar që të kompensojnë kontributet e mbetura të sigurimeve sociale për azilkërkuesen e punësuar.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Forbes përzgjedh Xhoela Bamen mes 30 të rinjve më të spikatur në shkencë globale Studiuesja shqiptare vlerësohet ndër 30 të rinjtë më me ndikim global për kërkimet mbi Alzheimerin dhe... -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër -
“DITA E DIVERSITETIT” SJELL KULTURËN SHQIPTARE NË WINTERTHUR! -
Përparim Avdili rizgjidhet kryetar i FDP-së së Qytetit të Cyrihut -
Agon Ushaku, në krye të konferencës më të madhe në botë për animacion
Jeta në Zvicër
-
Përparim Avdili rizgjidhet kryetar i FDP-së së Qytetit të Cyrihut Sonja Rueff-Frenkel u rizgjodh zëvendëspresidente ndërsa Alana Gerdes u zgjodh zëvendëspresidente e re. Hans Dellenbach u... -
Gjeneva monitoron një kontakt me hantavirus pa karantinë të detyrueshme -
Zvicër: Kufizimi i popullsisë do të ishte i kushtueshëm, sipas zyrës së migracionit -
Franca rrit presionin ndaj Zvicrës për punëtorët ndërkufitarë -
St. Gallen: Propozohet sistem i ri i unifikuar për subvencionimin e çerdheve











