Kosova
Der Spiegel: Kurti dhe Osmani mund ta bëjnë ndryshimin në Kosovë
Revista e njohur gjermane konsideron se Kurti e Osmani do të ndërtojnë shtet ligjor
Është bërë e ditur se gazeta e njohur gjermane “Der Spiegel” ka botuar një artikull që i kushtohet qeverisë së re të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.
Autori i artikullit, Keno Verseck, ka bërë një analizë lidhur me gjendjen politike dhe ekonomike të Kosovës.
Ai thekson se vendi ynë pa ndihmën ndërkombëtare vështirë se do të mund të mbahej financiarisht.
Tutje ai shton se edhe sundimi i ligjit është sipërfaqësor, për shkak të shkallës së lartë të korrupsionit.
Sipas autorit, kjo tani ka gjasa të ndryshojë.
Tek pas 20 vjetësh Albin Kurti gëzon legjitimitet politik dhe të drejtë për të qeverisur dhe konsiderohet si një lider i pakorruptuar.
Në artikull përmendet edhe biografia e Kurtit si udhëheqës i rinisë studentore.
“Tani kjo mund të ndryshojë: në fillim të javës postin e kryeministrit në Prishtinë e mori Albin Kurti. Qeveria e tij është e para që nga fundi i luftës më 1999 që gëzon legjitimitet të plotë demokratik, ajo nuk u krijua nga pazaret e bodrumeve apo nën përkrahjen e shteteve që mbrojnë Kosovën”, shkruan “Der Spiegel”. Ky është një sinjal që nuk duhet nënvlerësuar në një rajon që pothuaj gjithkund sundojnë autokratë. BE duhet ta shohë këtë sinjal dhe në të ardhmen të marrë më seriozisht vullnetin e qytetarëve në Ballkanin perëndimor”, shkruan Spiegel.de, përcjell albinfo.ch.
Osmani, e cila bart postin e kryetarës së Kuvendit, i tha revistës se Kosova është një vend me demokraci fragjile.
“Kosova është një demokraci fragjile. Nuk kemi drejtësi të pavarur”, i tha ajo revistës gjermane.
Ajo kritikon korrupsionin e elitave dhe ngjashëm si Kurti, edhe ajo dëshiron që në Kosovë të ndërtohet një shtet ku sundon ligji.
“Vendi ynë tani e tutje do të drejtohet prej njerëzve që nuk kanë probleme me ligjin”, deklaroi Vjosa Osmani.
Në aspektin e brendshëm qeveria duhet të luftojë korrupsionin dhe nepotizmin, të pastrojë sistemin nga gjykatësit dhe prokurorët e padenjë për postet e tyre.
BE duhet të mësohet me një qeveri që do të ketë vetëbesim, shkruan “Der Spiegel”.
Në artikullin e së dieles përmendet se nuk pritet normalizim i shpejtë me Serbinë.
”Kurti hedh poshtë shkëmbimin e territoreve, Osmani thotë se parakusht për dialog është njohja e Kosovës nga Serbia dhe trajtimi juridik i krimeve serbe të luftës“, shkruan Der Spiegel.de /KlanKosova.
“Nuk do të ketë paqe me Serbinë pa drejtësi për dhjetëra-mijëra viktima shqiptare të luftës”, tha kryetarja e Kuvendit të Kosovës. “BE duhet ta ketë parasysh se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, mohon gjenocidin dhe të tërheqë konsekuencat e duhura”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit Ansambli shqiptar sjell këngë dhe valle tradicionale për nder të Pavarësisë së Kosovës... -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani” -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit











