Lajme
Deri në fund të shkurtit në Zvicër do të vaksinohen 1.5 milion veta
Përveç 500,000 dozave në janar, të paktën një milion doza tjera vaksine duhet të na vijnë deri në fund të shkurtit", ka thënë Nora Kronig nga BAG
“Kemi blerë 7.5 milionë doza”, është përgjigjur zëvendësdrejtoresha e BAG, Nora Kronig, e pyetur nga një gazetar në konferencën e sotme mediale në Bernë. Mirëpo ajo ende nuk mund të thotë se kur saktësisht do t`i dorëzohen Zvicrës këto doza, raporton srf.ch.
“Por ne presim se do të marrim vëllimin e duhur të tyre deri në verë, në mënyrë që të gjithë ata që duan të vaksinohen, të mund ta bëjnë këtë më së voni gjatë verës”.
Se kur saktësisht do të mund të vaksinohen kategoritë që nuk bëjnë pjesë në grup rreziku, mbetet ende çështje e hapur, transmeton albinfo.ch. Kjo gjithashtu varet nga përparësitë që parashihen për grupe tjera të caktuara, thotë Massery. Disa grupe të caktuara profesionale mund të vaksinohen më herët dhe po kjo vlen edhe për moshat e caktuara (pas atyre që kanë prioritet, pra, personave mbi 75 vjeç).
Kronig ka komentuar përsëri për numrin e dozave të vaksinimit. “Përveç 500,000 dozave në janar, të paktën një milion doza tjera vaksine duhet të na vijnë deri në fund të shkurtit”, ka thënë ajo.
Situata aktualisht po zhvillohet në mënyrë shumë dinamike. Është mjaft e mundshme që edhe më shumë doza të vaksinave të jenë në dispozicion deri në fund të shkurtit, përcjell albinfo.ch. Mbi të gjitha, të paktën 750,000 njerëz në këtë vend mund të vaksinohen.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












