Kosova

Deri tani në Kosovë janë vaksinuar 37.000 veta

“Gjërat që ndodhën, ndodhën. Shpresojmë dhe shumë besojmë që gjërat e tilla nuk do të përsëriten", ka thënë ai lidhur me tollovinë e djeshme në "1 tetori"

Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi në një konfrencë për media që ka mbajtur sot ka bërë të ditur se deri më tani në nivel vendi janë vaksinuar 37 mijë persona.

“Sot, deri në këto momente në të gjitha qendrat e vaksinimit në Kosovë janë vaksinuar 2 mijë e 100. Ndërsa nga dita e parë janë vaksinuar 37 mijë të vaksinuar në nivel vendi”, është shprehur Bardhi, raporton rtklive.com.

I pyetur për tollovinë e djeshme para “1 Tetorit”, ai ka thënë se është me rëndësi që të vazhdohet me procesin e vaksinimit dhe ka shtuar se ai beson se raste të tilla nuk do të përsëriten më, transmeton albinfo.ch

“Gjërat që ndodhën, ndodhën. Shpresojmë dhe shumë besojmë që gjërat e tilla nuk do të përsëriten. Me rëndësi është që ne të vazhdojmë me procesin e vaksinimit. Të gjithë ata që nuk janë thirrur për tu konfirmuar nuk vaksinohen në sallën “1 Tetori”. Jemi duke vaksinuar me AstraZeneca”, tha ai.

Tutje, Bardhi sqaroi se në palestrën sportive “1 Tetori”, do të vaksinohen të gjithë ata që janë telefonuar nga Qendra Operative Emergjente.

“Jemi duke vazhduar me vaksinimin e të moshuarve mbi 65 vjeç, ku deri në këto momente kemi vaksinuar 165 persona, me vaksinën AstraZeneca, gjithmonë me prioritet të gjithë ata që janë kontaktuar nga Qendra Operative Emergjente për ata persona që kanë aplikuar online”, është shprehur ai.