Shqipëria
Derisa Berisha e shkarkoi, Lulzim Basha organizoi festë në PD
Derisa Kuvendi i thirrur nga Sali Berisha e shkarkoi nga të gjitha funksionet, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, shkoi sot në selinë e Partisë Demokratike, ku kremtoi 31-vjetorin e themelimit të saj.
Në një njoftim për shtyp PD thekon se sot kremtuan 31-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, duke përjetësuar dokumentin themeltar të firmëtarëve, që sollën në jetë forcën tonë politike, nisën një epokë të re për demokracinë dhe ribashkuan Shqipërinë me Perëndimin.
“Demokratet dhe demokratët mbeten të angazhuar ndaj vlerave më të mira mbi të cilat u themelua Partia Demokratike, si forca e lirisë, atdhetarisë dhe e vokacionit perëndimor, përgjithmonë mbartëse e aspiratave të shqiptarëve për një ndryshim të thellë në jetën e vendit! Gëzuar të gjithë demokratëve kudo ku janë, gëzuar ditën e lindjes së Partisë Demokratike”, thuhet në njoftimin e PD-së.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












