Lajme
Deshifrohet gjenomi i virusit të gripit spanjoll në Zvicër
Shkencëtarët nga universitetet e Bazelit dhe Cyrihut kanë deshifruar për herë të parë gjenomin e virusit të gripit spanjoll (1918-1920) në Zvicër, duke përdorur një mostër historike. Sipas studimit, virusi kishte shfaqur përshtatje kyçe tek njerëzit që në fillim të pandemisë më vdekjeprurëse të shekullit të kaluar.
Çfarë ishte gripi spanjoll?
Pandemia e gripit spanjoll (1918-1920) shkaktoi nga 20 deri në 100 milionë viktima në mbarë botën dhe konsiderohet një nga katastrofat më të mëdha shëndetësore në histori. Deri tani, shkenca kishte njohuri të kufizuara për mënyrën se si ky virus evoluoi gjatë pandemisë.
Studimi më i fundit
Një ekip ndërkombëtar i udhëhequr nga paleogjenetistja Verena Schünemann nga Universiteti i Bazelit ka rindërtuar për herë të parë gjenomin viral të gripit spanjoll në Zvicër. Mostra, mbi 100 vjeçare, vinte nga një preparat anatomik i ruajtur me formalinë në koleksionin mjekësor të Universitetit të Cyrihut. Pacienti ishte një 18-vjeçar që kishte vdekur në Cyrih në korrik 1918, në fillim të valës së parë të pandemisë në vend.
Tre përshtatje kyçe të virusit
Dy mutacione e bënin virusin më rezistent ndaj një përbërësi antiviral të sistemit imunitar të njeriut, i cili zakonisht vepron si barrierë ndaj sëmundjeve zoonotike, si gripi i shpendëve. Mutacioni i tretë përfshinte një proteinë të membranës virale që, falë ndryshimit gjenetik, lidhej më mirë me receptorët në qelizat njerëzore, transmeton albinfo.ch.
Sipas studimit të publikuar në BMC Biology, këto ndryshime e bënë virusin njëkohësisht më rezistent dhe më infektues.
Metoda e re për viruse të vjetra
Duke qenë se viruset RNA shpërbëhen shpejt, studiuesit zhvilluan një metodë të re për sekuencimin e fragmenteve historike të RNA-së. Kjo teknikë do të mundësojë rikonstruksionin e genomeve të tjera virale të lashta dhe do të ndihmojë në kuptimin më të mirë të pandemive.
Pse ka rëndësi ky zbulim?
“Vetëm nëse kuptojmë dinamikat e përshtatjes së viruseve tek njerëzit përgjatë pandemive, mund të krijojmë modele më të sakta për pandemitë e ardhshme,” thekson Verena Schünemann.
Koleksionet mjekësore, një pasuri e paçmuar
Studimi u krye në bashkëpunim me koleksionin mjekësor të Universitetit të Cyrihut dhe Muzeun Charité për Historinë e Mjekësisë në Berlin.
“Këto koleksione janë arkiva të paçmuara për rindërtimin e genomeve të viruseve të vjetër RNA, potenciali i të cilave nuk është shfrytëzuar ende sa duhet,” thotë Frank Rühli, bashkautor i studimit dhe drejtor i Institutit të Mjekësisë Evolucionare.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre













