Lajme
Dështojnë negociatat e ekstremit të djathtë për koalicion në Austri
Udhëheqësi i ekstremit të djathtë austriak Herbert Kickl tha të mërkurën se bisedimet e tij për formimin e një qeverie koalicioni me një parti konservatore kanë dështuar.
Të mërkurën, Kickl informoi presidentin Alexander Van der Bellen se ai po hiqte dorë nga mandati për të formuar atë që do të ishte qeveria e parë kombëtare e drejtuar nga e djathta ekstreme që nga Lufta e Dytë Botërore.
Partia kundër imigracionit dhe euroskeptike e Kickl, e cila kundërshton sanksionet kundër Rusisë, fitoi zgjedhjet parlamentare të Austrisë në shtator. Ajo mori 28.8% të votave dhe mundi Partinë Popullore të kancelarit Karl Nehammer në vendin e dytë.
Por në tetor, presidenti Alexander Van der Bellen i dha Nehammerit mundësinë e parë për të formuar një qeveri të re pasi partia e Nehammer tha se nuk do të hynte në qeveri me Partinë e Lirisë nën Kickl dhe të tjerët refuzuan fare të punonin me Partinë e Lirisë.
Ato negociata dështuan në ditët e
para të vitit të ri dhe Nehammer dha dorëheqjen, duke i hapur rrugën kancelarit të përkohshëm Alexander Schallenberg.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens Kompania Stadler Rail ka tërhequr ankesën e saj pranë Gjykatës Administrative Federale kundër vendimit të Hekurudhave... -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin











