E-Diaspora
Detaje nga vdekja e të riut shqiptar në Francë
Ai qëndronte për rreth 1 viti e gjysmë në azil, duke punuar si vullnetar
Një azilkërkues shqiptar ka ndërruar jetë në mënyrë të mistershme ditë më parë.
Ngjarja ka ndodhur në Metz të Francë dhe lajmi është bërë publik nga një gazetar shqiptar që jeton atje, raportojnë mediat shqiptare.
Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, gazetari Leon Molla, ka treguar se azilkërkuesi ishte një djalë 26-vjeçar, i qetë dhe punëtor.
Ai tregon se pas tragjedisë së ndodhur, familja e tij po kërkon ndihmë nga të gjithë, që të kontribuojnë për kthimin e trupit të pajetë të Klidian Jonuzit në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
“Djali i vetëm i familjes Jonuzi, Klidian Jonuzi nga Tirana që ndërroi jetë në Metz të Francës, brenda këtyre tre ditëve trupi i tij i pajetë do të niset drejt Shqipërisë. Sipas familjarëve shkaku i vdekjes së tij ka ardhur nga një përplasje që i ka kryer një automjet. Kontakti i fundit i 26-vjeçarit me motrën e tij ka qenë me datën 17.10.218 rreth orës 17:30, pastaj motra e të ndjerit ka marrë mesazhin nga e dashura e Klidianit se kishte ndërruar jetë”, ka shkruar gazetari shqiptar në rrjetet sociale.
Ai qëndronte për rreth 1 viti e gjysmë në azil, duke punuar si vullnetar.
I riu Klidian Jonuzi thuhet nga azilantët e tjerë se ishte një djalë i qetë dhe shumë punëtor, gjithashtu ishte mjaft i kujdesshëm dhe respektonte çdo rregull.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vazhdon procesi i regjistrimit të votuesve nga diaspora, 11.973 aplikime Edhe pse kanë kaluar disa ditë që nga nisja e procesit të regjistrimit të votuesve që...
-
Viti 2024, vit i sukseseve për femrat shqiptare në Zvicër
-
Shqipëri: Për 72 orë 10 mijë të regjistruar për votim jashtë vendit
-
Birr (AG): Tubim përkujtimor për viktimat e gjenocidit në Kosovë
-
Winterthur ZH: Kosovari i kërkuar dorëzohet pas sulmit ndaj gruas
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Çmimet e çokollatës do të rriten Adhuruesit e çokollatës kini kujdes – rritjet e mëdha të çmimeve po vijnë. Produktet e çokollatës...
-
Hodhi para nga droni, dënohet influencuesi në Zvicër
-
Sunrise, ofruesi i dytë më i madh i telekomit në Zvicër do të rrisë çmimet
-
Banorët e Zvicrës që bëjnë blerje jashtë vendit do të paguajnë më shumë TVSH-në e tyre
-
Viti 2024, vit i sukseseve për femrat shqiptare në Zvicër