Kosova
Detaje të reja për arrestimin e biznesmenit Arbër Çekaj në Gjermani
Policia e Shqipërisë ka dhënë detaje të reja në lidhje me arrestimin e biznesmenit Arbër Çekaj në Gjermani, i dyshuar si porositës i ngarkesës me banane në të cilat u gjetën 613 kg kokainë në shkurt të këtij viti. Pas vëzhgimit disa mujor, policia gjermane kishte lokalizuar në një banesë dy-katëshe në Dyseldorf, një shtetas me emrin Arbër Jansen, për të cilin kishte dyshime se ishte personi i kërkuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për kokainën në Durrës. Dy javë më parë, dy hetues nga Shqipëria kanë shkuar në Gjermani dhe bashkë me policinë vendase, kanë mbajtur në vëzhgim të dyshuarin deri të premten kur u bë arrestimi i tij në banesën ku jetonte prej disa muajsh.
Në momentin e arrestimit, biznesmeni i bananeve nuk ka bërë rezistencë dhe nuk ka tentuar të largohet ndërsa policia thotë se ai fshihej me identitet të ndryshuar pasi kishte marrë mbiemrin e gruas daneze me të cilën jetonte, raportojnë mediat shqiptare. Arbër Çekaj u largua nga Shqipëria më 27 shkurt, vetëm 24 orë para kapjes në Durrësit të kontenierrit të porositur nga kompania e tij Arbri Garden, ku u gjetën 613 kg kokainë. Pas arrestimit, Çekaj pritet të merret në pyetje në Gjermani dhe më pas ti nënshtrohet procedurës së ekstradimit në Tiranë ku do të përballet me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?













