Lajme

Detaje të sulmit të përgjakshëm në Kanada, sulmuesi vret 16 persona

Në mesin e viktimave është edhe policja Heidi Stevenson, e cila 23 vjet i kaloi si zyrtare policore dhe pas vetes la bashkëshortin dhe dy fëmijë.

Rritet bilanci i viktimave nga të shtënat me armë në Kanada, raportohet se 16 persona kanë humbur jetën, në mesin e tyre edhe një polic në Nova Scotia, raporton Reuters.

Gjatë 12 orëve ata janë vrarë me armë zjarri nga 51-vjeçari Gabriel Wortman, i cili i qëlloi në lokacione të ndryshme në rajonin e Nova Scotia.

Në mesin e viktimave është edhe policja Heidi Stevenson, e cila 23 vjet i kaloi si zyrtare policore dhe pas vetes la bashkëshortin dhe dy fëmijë.

Në anën tjetër, policia ka konfirmuar vdekjen e Wortman, duke mos pranuar të tregojë nëse është vrarë nga ata.

Wortman kishte përdorur veturë të policisë dhe kishte pasur të veshur uniformë të policisë së këtij rajoni në Kanada.

Ky sulm po konsiderohet më vdekjeprurësi që në Kanada, pas atij që ndodhi në dhjetor të vitit 1989 në Montreal.

Banorët në qytetin rurale të Portapique ishin këshilluar që të mbylleshin brenda shtëpisë, pasi sulmi kishte filluar që të shtunën.

Ai zotëronte pasuri të paluajtshme në Halifax, kryeqyteti i provincës. E gjitha filloi në Portapique, një bashkësi e vogël rurale 35 milje larg Truros.

Policja e vrarë u identifikua si Heidi Stevenson, e cila e ushtronte këtë detyrë prej 23 vjetësh.

“Heidi iu përgjigj thirrjes së detyrës dhe humbi jetën në krye të detyrës. “Dy fëmijë kanë humbur nënën e tyre dhe një burrë gruan e tij. Prindërit humbën vajzën e tyre dhe të tjerë të panumërt humbën një mik dhe koleg të jashtëzakonshëm”, tha Ndihmës Komisioneri Lee Bergerman në një postim në Facebook.

Komisionerja e provincës, Brenda Lucki, besonte se personi i armatosur kishte një “motiv” fillestar në fillim që “u kthye në rastësi”, sipas CBC News.

Ndërkohë kryeministri kanadez, Justin Trudeau, e përshkroi atë si “një situatë të tmerrshme”, ndërsa kryetari i Nova Skocisë Stephen McNeil u tha gazetarëve “kjo është një nga aktet më të pakuptimta të dhunës në historinë e provincës sonë”.

Sipas mediave kanadeze, vrasësi, një dentist, ishte maskuar si agjent dhe kishte modifikuar gjithashtu makinën e tij për ta bërë atë të duket si makinë e policisë.

Ai ishte në arrati që nga e shtuna në mbrëmje, pasi policia kishte ndërhyrë për praninë e një personi të armatosur në fshatin Portapique.

Disa kufoma u gjetën në një bodrum.  Policia nuk dha detaje se si vdiq autori i masakrës. /Albinfo.ch