Lajme
Dhjetë perimet më të shëndetshme
Ndërsa ju vetëm duhet të zgjidhni prej 5 deri 6 nga lista çdo ditë. Pse? Sepse, të gjithë, duke filluar nga nëna e deri të shkencëtarët botërorë më me nam, në mënyrë të vazhdueshme pohojnë që duhet të hamë sa më shumë perimet. Sido që të jetë, është fakt që shumica e njerëzve nuk i hanë as tri lloje të perimeve në ditë, nga pesë apo më shumë që rekomandohen.
Pasi që shumica e perimeve përmbajnë shumë pak kalori dhe shumë përbërës ushqyes, në vazhdim ju sjellim listën e atyre më kualitative në këtë aspekt – është koha që këtë listë ta keni në mendje çdo ditë.
1. Brokoli, karfioli, lakra e Brukselit, lakra e gjelbër dhe e kuqe – janë përplot me përbërës që parandalojnë plakjen, kancerin dhe forcojnë imunitetin. Po ashtu përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminave C dhe K, kaliumit, kalciumit, hekurit dhe acidit folik. Rekomandohet që të konsumohen të papërpunuara ose të ziera lehtësisht në avull.
2. Karota – mbron nga kanceri dhe është jashtëzakonisht e dobishme për ruajtjen e shikimit për shkak të shumë karotenëve dhe vitaminës A. Po ashtu është burim i shkëlqyeshëm i vitaminave B, C dhe K, fibrave (kur është e pagatuar), kaliumit, magnezit dhe acidit folik. Lërini në sallata ose hajini në mes vakteve.
3. Perimet me gjethe ngjyrë gjelbër të mbyllët – Mund të përgatiten lehtë duke i zier në avull ose në supa, tavë dhe musaka. Sallata e gjelbër dhe cikorja janë më të ushqyeshme në sallata dhe në sandviçë. Janë ta pasura me hekur, kalium, kalcium, karoten dhe vitamina B, C, E dhe K. Këtu bëjnë pjesë lakra jeshile, spinaqi, majdanozi, sallata gjelbër, cikorja, radhiqja..
4. Domatet – Përplot me karoten, likopen dhe vitamina C, të përshtatshme si mesvakt, në sandviçë, supa ose me pasta.
5. Fasulja dhe bizelja – Më të pasur me proteina se perimet e tjera. Qoftë kur janë të thara, konservuara, të pjekura lehtësisht (soja) të avulluara lehtas (soja) ose kur hahen të pagatuara, përmbajnë shumë fibra, kalcium, acid folik, hekur, magnez dhe kalium. Mund të përgatiten në supa, salca, në kombinimin me spec djegës ose të hahen vetë. Përfshijnë fasulen, bishtajën, bizelen…
6. Shpargu – fibra, kalium, vitamina A, C, K dhe B kompleks – veçanërisht B dhe acid folik. Me vetëm 4 kalori për kërcell, shpargu i zierë lehtë në avull është shujtë shumë e shëndetshme, dhe po ashtu edhe shtesë e shkëlqyeshme e cila do të ndihmojë gjatë dobësimit, inflamacionit dhe depresionit.
7. Qepa, hudhra – antibiotikët natyrorë që forcojnë imunitetin, zvogëlojnë inflamacionin dhe luftojnë kundër të gjithë llojeve të infeksioneve, përcjell Koha.net. Më së shumti janë të ushqyeshme kur hahen në sallata ose në formë te shtesave dhe mëlmesave të shëndetshme për shumë gjella.
8. Patatja – e pasur me karoten, vitaminën A, B6, C , kalium, hekur dhe fibra –është e shkëlqyeshme kur piqet, ose kur piqet me lëkurë (por pa gjalpë dhe mish) ose kur përdoret në supa, të ziera ose tavë.
9. Speci i freskët – burim i shkëlqyeshëm i kaliumit, magnezit, fibrave dhe vitaminave A, B, C dhe K. Janë shtesa të shijshme për sallata. Mund t’i zgjidhni nga e gjithë paleta me ngjyra: gjelbër, verdhë, portokalltë dhe kuqe.
10. Kungujt – të pasur me karotën, vitaminat A dhe C, kalium, magnez, fibra, si shujtë e veçantë ose shtesë për shumë gjella.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese” Kompania zvicerane Mobyfly synon të revolucionarizojë transportin ujor me anijen e parë komerciale të këtij lloji... -
Kolona në tunelin e Gotthardit arrin deri në 16 kilometra -
Qiramarrësit afatgjatë paguajnë deri në 90% më pak qira se qiramarrësit e rinj në Zvicër -
Revista kanadeze rendit qytetet më të mira të vogla në Zvicër për pensionistët e huaj -
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë”











