Autotech
Dhjetë rregullat e arta të sigurisë rrugore
Departamenti Koordinues i Këshillit për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor në MIT ka lansuar fushatën “Dhjetë rregullat e arta të sigurisë rrugore”.
Kjo fushatë ka për qëllim vetëdijesimin e pjesëmarrësve në trafikun rrugor lidhur me respektimin e rregullave kryesore të trafikut, uljen e numrit të aksidenteve, veçanërisht gjatë sezonit veror, kur edhe rritet numri i pjesëmarrësve në trafikun rrugor, përcjell albinfo.ch.
Fushata e nisur në kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, është përkrahur edhe nga Policia e Kosovës.
Sipas kësaj fushate, për siguri rrugore duhet të respektohen këto rregulla:
Kujdesuni që automjeti juaj të jetë në gjendje të mirë teknike. Automjeti është material harxhues. Jeta është e shenjtë, jetoje jetën.
Respekto ligjet dhe rregullat e sigurisë në trafik. Rregullat shërbejnë për t’i respektuar, obligim ligjor.
Shpejtësia vret, respektojeni kufizimin e shpejtësisë. Kontrollo shpejtësinë. Mos lejo që shpejtësia ta marrë jetën tuaj dhe të të dashurve tuaj.
Vendoseni rripin për sigurinë tuaj. Në automjetin për udhëtarë dhe në mjetin transportues, shoferi dhe të gjithë personat të cilët gjenden në mjet, duhet t’i përdorin rripat e sigurisë, siç e parashah prodhuesi i atij automjeti.
STOP drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit dhe drogës. Alkooli dhe droga ndikojnë negativisht në aftësitë e drejtimit të mjetit.
Kujdesuni për fëmijët tuaj, edhe ata dëshirojnë të jetojnë mbi 80 vite. Fëmijët nën moshën 12 vjet dhe me lartësi nën 150 cm, të cilët transportohen në mjetin tuaj, duhet të jenë të siguruar tërësisht me sistem të sigurtë, me ulëse të sigurisë për fëmijë, të përshtatur për masën dhe lartësinë e fëmijës.
Përqendrohu në ngasje. Shoferit të mjetit me veprim motorik gjatë kohës së drejtimit nuk i lejohet përdorimi i telefonit mobil!
Kur jeni i lodhur, pushoni! Më mirë vonë se kurrë, lodhja mund të shkaktojë rrezik për ju dhe pjesëmarrësit në trafik.
Vendose helmetën. Shoferi i cili biçikletë, moped, motoçikletë, triçikletë apo katërçikletë pa kabinë mbrojtëse, si dhe personat të cilët barten në këto mjete, duhet të mbajnë helmeta mbrojtëse përkatëse, dhe gjatë qarkullimit në rrugë, t’i përdorin ato sipas udhëzimeve të prodhuesit të helmetës.
Respektimi i rregullave është kulturë. Me respektimin e rregullave, keni respektuar veten, pjesëmarrësit e tjerë në trafik, familjen tuaj dhe vendin.
E-Diaspora
-
Shfaqet në Bernë filmi “Përrallë nga e kaluara” Filmi do të shfaqet ditën e hënë, më 23 mars 2026, me fillim nga ora 18:00... -
Bernë
Shfaqja e filmit “Bukuria e Gomarit” e regjisores Dea Gjinovci në Bernë -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare: “Through Roots We Rise”, një kapitull i ri në marrëdhënien me diasporën -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas
Jeta në Zvicër
-
Policia zvicerane duhet të zbulojë kombësinë e shkelësve Senati i Zvicrës ka votuar për të kërkuar që policia të përmendë sistematikisht kombësinë e të... -
Zvicër: Dërgoni fletët e votimit në kohë -
Zvicër: Ky dimër ishte dukshëm më i ngrohtë se mesatarja -
Kantoni i Cyrihut po krijon më shumë vende në shkollat e mjekësisë -
Shfaqet në Bernë filmi “Përrallë nga e kaluara”















