Turizëm
Dhjetë vende që ia vlen t’i vizitoni në Zvicër
Pa marrë parasysh a po shkoni për vizitë apo për të jetuar, Zvicra iu ofron plot vende të bukura për t’i vizituar. Andaj, “Expatica” iu sugjeron dhjetë vende për t’i vizituar në Zvicër, në mënyrë që të keni një përvojë sa më të mirë si turist, përcjell në shqip albinfo.ch.
Matterhorn, Zermatt – Ky gjigant në formë piramide, mbase është mali më i fotografuar në botë, po ashtu pika alpine më e famshme në Zvicër. Matterhorn, që qëndron në 4478 metra lartësi, tërheq alpinistë nga e gjithë bota, të cilët janë të etur për ta ‘pushtuar’ këtë maje.
Chateau de Chillon, Montreux – E vendosur në zemër të rivierës zvicerane, në brigjet e Liqenit të Gjenevës, kështjella Chillon është një vend që nuk duhet humbur. Kjo ndërtesë përbëhet nga 23 ndërtesa dhe tre oborre, dhe gjërat në brendësi janë ruajtur në formën origjinale. Kështjella katër shekullore, është ndër monumentet historike më të vizituara në Zvicër.
Rajoni Jungfrau – Jungfraujoch, një vend alpin i mrekullueshëm, ofron plot aventura për vizitorët. Ky vend po ashtu ofron një pamje madhështore e fusha të gjelbëruara. Në qendrë të tij është Interlakeni, një qytezë e thjeshtë, që është bërë një pikënisje për udhëtarët në rajon. Prej aty mund të vizitoni pikat kryesore të
Jungfrajoch-it, si qytetet Grindelwald,
Murren, Wengen dhe Lauterbrunnen.
Parku Kombëtar i Zvicrës, Zernez – Ky park, i shtrirë në një sipërfaqe prej 172 kilometra katrorë, iu ofron vizitorëve një pamje mahnitëse të akullnajve, kullotave, ujëvarave e pyjeve. Përmes 21 rrugëve për ecje që ndodhen në këtë park, keni mundësi ta sodisni florën, e me raste edhe faunën në këtë vend.
Liqeni i Gjenevës dhe qytetet përreth – I njohur si Uji i Madh, Liqeni i Gjenevës mbulon një sipërfaqe prej 582 kilometra katrorë. Tash, i njohur edhe si Lac Leman, liqeni është i mbushur me zogj ‘përrallorë’ në brigjet e tij. Ky liqen është pikënisje e mrekullueshme për të eksploruar disa vende si kantoni i Vaudit, Malet Jura, qytetin studentor të Lozanës, e të tjera.
Lugano – Të udhëtuarit nëpër Lugano, e shfaqë Zvicrën në një pamje tjetër. Meqë kufizohet me Italinë në jug, edhe ndikimi italian është i pamohueshëm në rajonin e Ticinos, duke nisur nga gjuha lokale, vilat romantike, kuzhina e pasur e deri te verërat e ngrohta. Lugano po ashtu përmban objekte të rëndësishme të trashëgimisë.
Berna – Mbase jo të gjithë të huajt e dinë, por qyteti historik i Bernës është kryeqyteti i Zvicrës. Historia shfaqet në rrugët e shtruara me kalldrëm e po ashtu, në cdo cep të qytetit, sidomos në Qyetin e Vjetër. Si e tillë, Berna është një ndër qendrat historike më të ruajtura në Zvicër.
Lucerni – Në zemër të Zvicrës, ndodhet ‘qyteti në liqe’ i Lucernit, i rrethuar nga një panoramë malore. Kullat e gurit, urat prej druri e kishat antike ia kanë ruajtur qytetit frymën tradicionale, duke e bërë edhe një ndër vendet më të bukura në Zvicër.
Ujëvara “The rhine falls” – Ujëvara më e madhe në Europë, është një mrekulli natyrore e turizmit zviceran. Vizitorët mund ta sodisin nga disa pjesë, kurse ata më të guximshit mund të lundrojnë e të vizitojnë kështjellat më të afërta si Schloss Laufen dhe Schloss Ëorth.
Cyrih – Si një qendër kulturore e Zvicrës, Cyrihu nuk mund t’i mungojë listës së vendeve që duhet t’i vizitoni. Përtej ‘fasadës financiare’, Cyrihu ka ruajtur edhe rrënjët historike, dhe ka me dhjetëra muze e galeri arti. Po ashtu, Cyrihu është ndër qytetet më të banueshme në botë, dhe nuk i shpëton as listës së qyteteve më të shtrenjta.
Marrë me shkurtime nga expatica.com
E-Diaspora
-
Jeton Hoxha, shqiptari më i votuar në Renens, rizgjidhet në Asamblenë Komunale Ai është renditur gjithashtu ndër kandidatët më të votuar të Partisë Socialiste në këtë komunë... -
Gjermani
Dy shtetas nga Kosovë arrestohen në kufi me veturë të vjedhur në Gjermani dhe armë zjarri -
Arrestohet një i kërkuar nga Italia, ishte dënuar për vjedhje dhe emigracion të paligjshëm -
Paris
Diaspora në Paris hap klasë për mësimin e gjuhës shqipe -
Gjermani
Sopranoja Marigona Qerkezi shkëlqen në “AIDS Gala” në Oper am Rhein në Düsseldorf
Jeta në Zvicër
-
Sigurimi shëndetësor dhe rritja e çmimeve, shqetësimet kryesore për familjet në Zvicër Barometri i Familjes 2026 tregon se pothuajse gjysma e familjeve në Zvicër mezi arrijnë të përballojnë... -
Qyteti zviceran ndalon kalimin e shoferëve që nuk janë banorë -
Anulime të shumta fluturimesh në Aeroportin e Gjenevës për shkak të grevës së pilotëve të Lufthansa -
Profili i tre viktimave zbulon sistemin shfrytëzues seksual të Jeffrey Epstein në Zvicër -
Asnjë ndihmë federale për viktimat e zjarrit në Chiètres















