Lajme
Diaspora bashkon fëmijët shqiptarë
Bashkëpunim mes tre shoqatave
Shoqata kulturore “Korça” në Athinë, në bashkëpunim me “Lobi Euroatlantik Shqiptar” dhe “Swiss Albania Event”, organizojnë edicionin II të konkursit për fëmijë në poezi dhe prozë të shkurtër (përrallë ose tregim ), shkruan albinfo.ch.
Ftohen të gjithë krijuesit e vegjël në diasporë, nga mosha 7-15 vjeç, të marrin pjesë në këtë konkurs letrar, me një ose dy krijime.
Tema e lirë.
Si aplikohet:
Krijimet mund të dërgohen në adresën elektronike:
Çmimet :
Do të jepen tri çmime, në varësi të tri zhanreve letrare.
Krijimet më të mira të edicionit II të konkursit letrar për fëmijë do të përfshihen në Antologjinë e parë letrare, për fëmijë.
Gara për konkurrimin do të mbyllet më 20 janar 2021 dhe përzgjedhja për finalistët do të bëhet nga juria e përbërë prej pesë anëtarësh, specialistë në fushën e artit dhe të letërsisë. Shpallja e fituesve do të zhvillohet më 21 mars 2021 (duke qenë në varësi të situatës pandemike).
Ju mirëpresim !

E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës















