Kosova
Diaspora ka pranuar 2778 tekste të gjuhës shqipe për nxënësit shqiptarë

Bëhet e ditur se Qendra e Botimeve për Diasporën, në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përfunduar dërgimin e teksteve mësimore për mësimin e gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë, sipas kërkesave të ardhura nga përfaqësitë tona jashtë vendit, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se 2778 tekste “Gjuha shqipe dhe kultura shqipe”, Niveli I, falas për vitin shkollor 2023-2024 në diasporë janë nisur nga Qendra e Botimeve për Diasporën, në 14 shtete të botës, si: Itali, Greqi, Gjermani, Zvicër etj.
Teksti “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, niveli 1 fizik dhe #digjital, (paketë që përfshin edhe Fletën e punës etj.), është hartuar në përputhje me Kurrikulën e Mësimit Plotësues të #Gjuhës #Shqipe dhe të #Kulturës #shqiptare në #diasporë e në #mërgatë, miratuar nga #MAS, #Shqipëri, dhe #MASHT, #Kosovë. Teksti është ndërtuar në tri pjesë që u korrespondojnë përkatësisht klasave I, II, III.
Përveç teksteve të dërguara, QBD-ja ofron online edhe tekste të tjera plotësuese për mësimin e gjuhës shqipe, të cilat janë të shfletueshme dhe të shkarkueshme falas online në faqen zyrtare të Qendrës së Botimeve për Diasporën: http://qbd.gov.al/
E-Diaspora
-
Katër shqiptarë lëndohen në një aksident në Kroaci Katër shqiptarë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në...
-
Arrestohen 6 shqiptarë në Spanjë
-
Për herë të parë ngrihet flamuri shqiptar në Naples, Florida
-
Xherdan Shaqiri uron shqiptarët për 28 Nëntor me foton e veçantë
-
Festa e shqipeve në Londër për 28 Nëntor, ka edhe të arrestuar
Jeta në Zvicër
-
Zvicra është i vetmi vend pa vaksinë kundër sëmundjeve të frymëmarrjes Në vitin 2022, shumë foshnja dhe fëmijë të vegjël në Zvicër ishin infektuar me virusin sincicial...
-
Pse kantoni Zug ka taksat më të ulëta në Zvicër?
-
Gazeta zvicerane shkruan mbi “neutralitetin” e Zvicrës në situatën e Kosovës
-
Pse kaq shumë zviceranët jetojnë me qira në vend që të blejnë një shtëpi?
-
Ku janë kompanitë më të mëdha ndërkombëtare të Zvicrës?