Lajme
Diaspora kosovare në Zvicër, urë lidhëse në mes të dy vendeve
Zvicra ka edhe një përgjegjësi shtesë, sepse Kosova në Zvicër ka një diasporë prej rreth 170 mijë qytetarësh, tha kryeparlamentarja zvicerane Maya Graf në bisedë me homologun e saj kosovar, Jakup Krasniqin
Siç është paralajmëruar, me ftesë të kryeparlamentarit të Kosovës, z. Jakup Krasniqit në Kosovë po qëndron një delgacion i parlamentit zviceran, i udhëhqur nga kryetarja Maya Graf. Pas ceremionisë së mirëseardhjes, zonja Graf u drejtua drejt librit të përshtypjeve në Kabinetin e Kryetarit Krasniqi.
Më pas kryeparlamentarja nga Zvicra, në shoqërim edhe të disa parlamentarëve tjerë, si: Ruedi Lustenberger, zëvendëskryetar i parë i Këshillit nacional zviceran, si dhe anëtarët Ueli Leuenberger, Laurent Favre, Hansjörg HaslerRoland Fischer, Andy Tschümperlin, Adrian Amstutz etj., përfaqësuesit e ambasadës së Zvicrës në Kosovë, në krye me ambasadoren Crystyna Marty Lang,u pritën nga kryeparlamentari i Republikës së Kosovës, z. Jakup Krasniqi dhe delgacioni i përbërë nga Xhavit Haliti, Sabri Hamiti, Glauk Konjufca dhe Petar Miletiq.
Me këtë rast zoti Krasniqi shprehu kënaqësinë për praninë e këtij delegacioni zviceran në Kosovë, si dhe falënderimin ndaj Zvicrës për ndihmën që po i jep Kosovës në shumë sfera të jetës, duke parë edhe më tutje hapësirë të mundshme të ndihmës dhe bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet këtyre dy shteteve, sidomos në fushën e sundimit të rendit e të ligjit. Natyrisht, këto marrëdhënie të mira mes Kosovës dhe Zvicrës janë të nxitura edhe nga prania e shumë bashkatdhetarëve tanë që jetojnë e punojnë në Zvicër, tha mes tjerash z. Krasniqi në konferencën për medie.
Me këtë rast zonja Graf falënderoi kryeparlamentarin Krasniqi për pritjen e përzemërt dhe bëri të ditur se Zvicra e Kosova prej kohësh kultivojnë marrëdhënie shumë të mira. Sigurisht, Zvicra ka edhe një përgjegjësi shtesë, sepse Kosova në Zvicër ka një diasporë prej rreth 170 mijë qytetarësh, tha zonja Graf.
Prapa dyerve të mbyllura delegacioni zviceran mbajti një takim edhe me Komisionin për Punë të Jashtme të Kosovës i udhëhequr nga Albin Kurti, në përbërjen e të cilit ishin edhe: Hydajet Hyseni,Enis Kervan, Berat Buzhala, Skender Hyseni, Sabri Hamiti, Donika Kadaj-Bujupi,Emilia Rexhepi dhe Petar Miletiq.
Delegacioni zviceran takoi edhe avokatin e popullit, z. Sami Kurteshi.
Pasdite delegacioni zviceran (pa përcjellje të medieve) do të udhëtojë për në Mitrovicë ku do të takojë pjesëtarët e trupave të Swisscoyit.
Xhevdet Kallaba
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













