E-Diaspora
Diaspora kundër korrigjimeve të kufijve
Komuniteti shqiptaro-amerikan në Nju Jork u ka kërkuar përmes një letre të gjithë liderëve politikë shqiptarë e kosovarë të angazhohen për ato që ai i cilëson si çështje kritike dhe e para në listë është ideja e shumëdiskutuar e korrigjimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë.
Duke kujtuar rolin dhe përkushtimin e tij ndaj lirisë së Kosovës, investimeve në rajon apo lobimit në përgjithësi me politikbërësit amerikan në favor të interesave të shqiptarëve, ky organizëm praktikisht kërkon që zëri i tij të dëgjohet ndërsa paraqet pretendimin kyç, atë të mos ndryshimit të kufijve.
Pavarësia e Kosovës është një nga arritjet më monumentale të popullit shqiptar, thuhet në letrën e hapur; përderisa ne kërkojmë njohjen formale të kufijve të këtij shteti të sapo formuar, duhet t’i qëndrojmë besnikë shpirtit, kurajos dhe guximit që e bënë këtë arritje realitet, përcjell albinfo.ch.
Çdo kilometër i Kosovës është paguar me gjak, djersë dhe lot. Prandaj, jemi kundër çdo negociate që synon humbje territori nëpërmjet demarkacionit, korrigjimit apo shkëmbimit të territoreve.
Ne nuk kemi më tokë për të dhënë, vetëm për të marrë, theksohet me forcë në shënim. Ndër kërkesat e tjera është edhe ajo e organizimit të një konference ndërkombëtare të udhëheqësve shqiptarë në Nju Jork në 2019-tën për hartimin e një planveprimi ku të përvijohet një axhendë kombëtare apo angazhimi që samiti i ardhshëm i diasporës të mbahet në Kosovë e më pas të zhvendoset çdo vit në gjashte rajonet shqiptare në Ballkan.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












