Autotech

“Diaspora meeting” bashkon adhuruesit e veturave

Adhuruesit e veturave do të kenë mundësi të mblidhen më 27 korrik në Qendrën e Panaireve të MTI-së, përcjell albinfo.ch.

Nga grupi organizues “Marakli të kerreve” kanë bërë të ditur se do të organizohet një shfaqje e veturave (autoshow), që i kushtohet kushtohet diasporës.

“Shfaqje e kerreve më ekzotike dhe më të ndryshmet në Kosovë dhe rajon, burnouts, muzikë, ushqime, e shumë surpriza të tjera në ditën e shtunë tek Salla e Panaireve, Shkabaj- Prishtinë nga ora 17:00”, kanë njoftuar organizatorët.

Këtë ngjarje, të titulluar “Diaspora meeting” e ka përkrahur edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

“Më 27 korrik 2019, në Qendrën e Panaireve të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë do të mbahet evenimenti i veturave nga Marakli t’kerreve. U dakorduam me djemtë e grupit më të madh të veturave që MTI do t’ua jap hapësirën në shfrytëzim për këtë datë. Një punë e jashtëzakonshme e këtyre djemve, që mbledhin nga shumë vende të botës merakli të veturave”, ka shkruar Shala në Facebook.