Integrimi
Diaspora shqiptare të ndihmojë vendet e origjinës
Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka një potencial të madh intelektual dhe financiar që mund të ndikojë pozitivisht në vendet e origjinës
Si mund të angazhohet komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara për të ndihmuar vendet e tyre të origjinës?
Kësaj pyetjeje ka bërë përpjekje t’i përgjigjet Qendra për Zhvillim Ndërkombëtar pranë Universitetit të Harvardit, me anë të një ankete që ka realizuar me afro 900 shqiptaro-amerikanë.
Projekti që është krijuar me mbështetje edhe të qeverisë shqiptare ka dhënë disa rezultate interesante.
Kryetari i Grupit të Diasporës në Washington, Ermal Vila, thotë se anketa tregon se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka një potencial të madh intelektual dhe financiar që mund të ndikojë pozitivisht në vendet e origjinës.
Në një bisedë me Zërin e Amerikës, Vila thekson nevojën për të hapur një dialog mes autoriteteve përkatëse në vendet e Ballkanit dhe përfaqësuesve të diasporës për të gjetur rrugët më të mira të bashkëpunimit dhe shfrytëzimit të këtij potenciali në të mirë të të dyja palëve.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Nxehtësia i bën turet malore më të rrezikshme Në zona të caktuara, rreziku i rënies së shkëmbinjve po rritet dhe disa pjesë të terrenit... -
Ekuipazhet e Swiss-it injorojnë udhëzimet e Lufthansa-s -
Zvicër: 15 aksidente fatale uji në një muaj -
Ish-politikani i SVP-së akuzohet se ka përdhunuar një vajzë 40 herë: Pritet dënim i përjetshëm -
Zvicër: Shtatëmbëdhjetë gra tashmë viktima të femicidit













