Kosova
Digjet një banesë në Prishtinë, zjarrfikësit i shpëtojnë dy banorë
Një grua e moshuar ka pasur nevojë për trajtim mjekësor, si pasojë e tymit, por nuk është lënduar nga zjarri
Një banesë është përfshirë nga flakët në afërsi të Parkut të Qytetit në Prishtinë.
Zjarri është shkaktuar si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit. Komandant i brigadës së zjarrfikësve, Latif Zeka, ka thënë se një grua e moshuar ka pasur nevojë për trajtim mjekësor, si pasojë e tymit, por nuk është lënduar nga zjarri.
Zjarrfikësit kanë larguar nga objekti në rrugën “Afrim Vita” edhe një person me aftësi të kufizuara.
Policia e Kosovës në njoftimin për këtë rast raporton se zjarri është lokalizuar shpejt nga zjarrfikësit dhe se në banesë në momentin e shpërthimit të zjarrit ishin katër persona.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens Kompania Stadler Rail ka tërhequr ankesën e saj pranë Gjykatës Administrative Federale kundër vendimit të Hekurudhave... -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin










