Lajme

Zvicër: Tani mund të hipni me qenin tuaj në Taxi

Në Zvicër, tani do të lejohet që pronari së bashku me qenin e tij të udhëtojnë me taxi

Bindja e një shoferi të Uber-it (taxi) për t’ju lejuar të hipni me qenin tuaj, dikur ishte një problem, por ky nuk është më problem, transmeton albinfo.ch.

Kompania sapo ka lansuar opsionin Uber Pet në aplikacionin e saj në Zvicër.

Në Gjenevë, Lozanë, Bazel, Cyrih, Lucern, Winterthur dhe Zug, tani është e mundur të zgjidhni një makinë që ofron transportin e kafshëve shtëpiake, për 5 franga shtesë me tarifën bazë të aplikuar gjatë një udhëtimi me produktin standard UberX. Kjo shtesë ka për qëllim të mbulojë koston e pastrimit, thotë kompania.

Uber këshillon pronarët e kafshëve shtëpiake që të mbajnë “kafshën e tyre në zinxhir ose në një arkë ndërsa hipin në makinë.

Opsioni Uber Pet nuk është një kërkesë për të gjithë drejtuesit. Por, ata që pranojnë kafshë do të identifikohen në aplikacion.

Kafshët që ndihmojnë në lëvizje, si qentë për të verbërit ose me shikim të dëmtuar, pranohen pa kosto shtesë. /Albinfo.ch